Publikuar me datën: Mon, Apr 26th, 2010

Barcelona kërkon talentin kosovar, Kamer Qaka

Prishtinë, 26 prill – Skuadra e njohur spanjolle, Barcelona, është duke e kërkuar mesfushorin kosovar, Kamer Qaka. 15-vjeçari Qaka vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në Norvegji, ndërsa për shërbimet e tij përveç fitueses në fuqi të Ligës së Kampionëve janë të interesuara edhe skuadrat e tjera nga ligat më të forta evropiane. Këtë e ka bërë të ditur gazeta ndër më të mëdhatë norvegjeze “Dagbladet”, ndërkohë e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit, Adem Qaka.
“Menaxherët e Barcelonës çdo ditë më thërrasin për të më pyetur për mundësinë që të dërgoj djalin në këtë klub. Ata përcjellin çdo ndeshje ku luan Kameri. Përveç Barçës janë duke u interesuar edhe klube të tjera evropiane, si Hamburg e Werder Bremen në Gjermani, Blackburn Rovers në Angli, Brondby në Danimarkë dhe klubet më të forta norvegjeze. Në Blackburn e Brondby ka stërvitur më herët, ndërsa drejtuesit e këtyre dy klubeve menjëherë kanë bërë ofertë”, ka thënë Adem Qaka të dielën për gazetën. Sipas tij, mesfushori Qaka do të qëndrojë në Valerenga të paktën deri në verë të vitit të ardhshëm. Ai ka shtuar se drejtuesit e Valerengas përjashtojnë mundësinë që të shesin kaq herët kosovarin.
“Jemi shumë të kënaqur me Valerengan. Ky klub i ofron Kamerit mundësi optimale për t’u rritur si futbollist. Ai është në klasën e nëntë dhe pa e përfunduar klasën e dhjetë nuk kemi ndërmend të lëvizim nga Norvegjia. Pra, ai të paktën deri në verë të vitit 2011 do të mbetet në Valerenga. Edhe drejtuesit e këtij klubi përjashtojnë kategorikisht mundësinë që të shesin Kamerin. Kryetari i klubit më ka thënë se do ta shesin vetëm nëse marrin ndonjë ofertë prej 20 milionë eurosh apo më të madhe. Ai planifikon që pas disa vitesh të fitojë shumë të madhe nga shitja e Kamerit. Klubi ka pranuar dy oferta nga klube të mëdha evropiane, emrat e të cilave po refuzon të na i tregojë”, ka njoftuar Adem Qaka.

Më i riu që ka firmosur kontratë profesionale në Norvegji

Mediumet norvegjeze kanë njoftuar se Valerenga ka marrë oferta nga top-klubet e Anglisë, Spanjës, Francës dhe Gjermanisë.
Vetë futbollisti Qaka ëndërron që një ditë të luajë për Realin e Madridit.
“Me vjen mirë që Barcelona po interesohet për mua, por mua më pëlqen Reali i Madridit. Jam i bindur se një ditë do të luaj për këtë skuadër”, ka thënë Kamer Qaka, të dielën.
Kamer Qaka ditë më parë hyri në histori të futbollit norvegjez. Ai më 11 prill, në ditëlindjen e 15-të firmosi kontratë profesionale me Valerengen. Kështu u bë lojtari më i ri në Norvegji që nënshkruan kontratë profesionale. Ai ka firmosur për dy vite e gjysmë.
“Ne jemi shumë të kënaqur që Kameri ka nënshkruar për ne. Ai është lojtar shumë i mirë që është paraqitur mirë në ndeshje përgatitore kundër skuadrave të kategorisë së dytë”, ka thënë për mediumet norvegjeze Andreas Hotler, përgjegjës i kategorive të reja në klubin e Valerengas. Ai ka njoftuar se Qaka pas firmosjes së kontratës mund të qëndrojë në stol në ndeshje të kategorisë së parë.
“Është ende herët që ai të luajë me ekipin e parë pasi sapo ka mbushur 15 vjet. Ai qysh tash i arrin karakteristikat e lojtarëve junior, ani pse është dy vite më i ri se kjo grupmoshë. Ai po kënaqet në klub dhe po përparon si duhet. Ne kemi qëllim që ta përgatisim për ekipin e parë, por po ashtu besojmë se ai mund të jetë i suksesshëm edhe në ligat më të forta”.

Ekspertët e quajnë “Messi i vogël”

Kamer Qaka ka lindur në Grabovc të Pejës, ndërsa në Norvegji jeton nga viti 1998. Ai karrierën e ka nisur në moshën gjashtëvjeçare në klubin e vogël norvegjez, Brandbu, ku qëndroi deri në verë të vitit të kaluar. Nga Brandbu u transferua në Valerenga. Drejtuesit e Valerengas thonë se kosovari mund të luajë në mesfushë dhe sulm. Për të thuhet se ka teknikë të mirë, është i shpejtë dhe e kupton mirë lojën. Luan njëjtë me të dy këmbët, është i fuqishëm dhe i rrezikshëm për portat kundërshtare.
“Në Valerenga i kushtojnë rëndësi të madhe Kamerit. Ai ka pagë mujore prej një mijë eurosh, ndërsa ia mbulojnë edhe të gjitha shpenzimet e tjera. Ai stërvitet me ekipin e parë të Valerengas, ndërsa luan me ekipin e dytë dhe me ato të grupmoshave. Po ashtu luan për U-16 të Norvegjisë”, ka treguar babai i futbollistit, Adem Qaka.
Lojtari më i pëlqyer për talentin shqiptar është ylli i Barcelonës, Lionel Messi, me të cilin edhe e kanë krahasuar ekspertët norvegjezë. Vetë Qaka thotë se ka karakteristika të këtij futbollisti.
“Më pëlqen Messi dhe në disa gjëra mundohem ta imitoj atë. Në klub më thërrasin Messi i vogël”, shton Kamer Qaka.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close