Publikuar me datën: Wed, Mar 9th, 2011

Barcelona kalon në çerekfinale

Barcelonë, 8 mars – Kampionia e Spanjës, Barcelona, ka vërtetuar epitetin e favorites në garën e Ligës së Kampionëve. Kjo skuadër të martën mbrëma në “Camp Nou”, ka mposhtur skuadrën angleze Arsenal me shifrat 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 ka shkuar tutje, në çerekfinale, ku mund të takohet më Real Madridin, nëse kjo skuadër eliminon Lyonin.
Arsenali nuk mundi të mbronte epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë në Londër, dy javë më parë (2:1).
Superylli Lionel Messi (45′, 71′ pen.) shënoi dy gola, njërin nga penalltia për të ndihmuar triumfin e radhës të Barçës. Golin tjetër e shënoi kapiteni Xavi Hernandez (69′). Në të vërtetë, edhe për Arsenalin shënoi Barcelona. Sergio Busquets shënoi autogol në minutën e 53-të pas harkimit nga këndi nga Samir Nasrit. Pas këtij autogoli, rezultati u barazua në 1:1 dhe Arsenali u shndërrua në kandidat të fortë për të shkuar të çerekfinale, por vetëm tre minuta më vonë, Arsenali ndëshkohet rëndë. Sulmuesi Robin van Persie merr kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet. Pas kësaj, për Barçën gjithçka ishte më e lehtë dhe shpejt shënoi edhe golat e tjerë që iu deshën.
Në fakt, Barcelona që nga minuta e parë nisi furishëm sulmin drejt portës së anglezëve. E gjithë ndeshja zhvillohej në pjesëfushën që i takonte Arsenalit, por goli i parë u shënua vetëm në minutën e tretë të lojës shtesë të pjesës së parë.
Pos golave, Barcelona pati edhe disa raste të tjera shënimi nëpërmjet Daniel Alvesit (16′), David Villas (33′, 58′, 67′), Adrianos (36′), Messit (45′,78′) dhe Ibrahim Afellay (81′, 85′). Fare në fund, në minutën e 87-të, Arsenali pati mundësi të shënonte golin që do ta çonte në çerekfinale, por danezi Nicklas Bendtner nuk diti të shënonte, edhe pse u gjet përballë portierit, Victor Valdes.
Ky është viti i dytë rresht që Barcelona eliminon Arsenalin në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër të së martës mbrëma, Shakhtar Donetsku ka mposhtur për të dytën herë Romën për të kaluar tutje. Pas fitores në Romë (2:3), kampioni ukrainas fitoi edhe në Donetsk me shifrat 3:0.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close