Publikuar me datën: Mon, Nov 1st, 2010

Ban Ki-moon: Veriu i Kosovës, gacë nën hi

New York, 1 nëntor – Shefi i Kombeve të Bashkuara ka përshëndetur paralajmërimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, por ka tërhequr vërejtjen për tensionet serioze në Veri të Kosovës. Fushata mediale po rrezikon personelin e KB, ka thënë Ban Ki-moon.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon, në raportin e vet tremujor, i cili iu shpërnda ambasadave, anëtareve të Këshillit të Sigurimit të KB gjatë vikendit, ka ofruar mbështetjen e organizatës botërore për procesin e bisedimeve që do të udhëhiqet nga BE-ja, duke shtuar se para palëve ka sfida serioze të ndjekura me tensione në rritje në Veri të Kosovës.

Shefi i organizatës botërore ka kërkuar fillimin e shpejtë të dialogut, në mënyrë që Beogradi e Prishtina të shfrytëzojnë momentin pozitiv të krijuar gjatë muajve të fundit.

“Situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë jostabile dhe tensionet janë rritur pas Mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ftojmë palët që të përmbahen dhe të gjejnë një qasje të baraspeshuar dhe konstruktive, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm”, theksohet në raportin e Ban Ki-moon-it.

Vlerësimin mbi situatën e sigurisë në Veri të Kosovës, Ban Ki-moon e ka mbështetur në listën e incidenteve, të cilat kanë ndodhur në këtë rajon gjatë tre muajve të fundit, duke filluar nga sulmi mbi shqiptarët në fund të gushtit, pastaj me serinë e sulmeve të ndërsjella që kanë pasuar dhe deri te erupsioni i dhunës pas ndeshjes së basketbollit ndërmjet Serbisë e Turqisë, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 1 500 veta, nga të cilët 7 janë lënduar lehtë e rëndë.

Ban Ki-moon, njëherësh ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për të shmangur çfarëdo aksione të njëanshme që do të turbullonin më shumë pasionet, por ka tërhequr vërejtjen se zyrtarët e Kosovës dhe mediet po zhvillojnë një fushatë kundër pranisë së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, me çka personeli i KB vihet në rrezik.

“UNMIK-u do të jetë gati t’i dorëzojë autorizimet në Veri të Kosovës atyre strukturave që do të jenë të pranueshme për të gjitha komunitetet, në përputhje me politikën statusore neutrale që zhvillon KB. Deri atëherë, kërkojmë nga të gjitha palët të vazhdojnë bashkëpunimin me UNMIK-un për realizimin e mandatit të vet”, ka thënë Ban Ki-moon.

Njeriu i parë i organizatës botërore ka theksuar po ashtu se ka munguar një përparim më domethënës në procesin e pajtimit edhe në pjesët e tjera të Kosovës, dhe se procesi i pajtimit edhe në të ardhmen paraqet sfidë serioze.

Si në të gjitha raportet e deritashme të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i KB ka tërhequr vërejtjen për numrin e vogël të të kthyerve në Kosovë, meqë sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë për Refugjatë të KB në Kosovë gjatë muajit të fundit janë kthyer 706 veta, prej të cilëve një e treta janë serbë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close