Publikuar me datën: Mon, Sep 24th, 2012

Ban Ki-moon: Për Kosovën është me rëndësi ruajtja e stabilitetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe nga ambasadori i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Bekim Sejdiu, është takuar të dielën në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Ban Ki-moon.

Në takim, presidentja Jahjaga e vlerësoi si të rëndësishme vizitën e sekretarit të përgjithshëm në Kosovë këtë verë, duke theksuar se Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët, edhe i partnerëve ndërkombëtarë, që kanë punuar me qytetarët dhe institucionet e Kosovës në shtetndërtimin e saj, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Duke folur për përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës kanë marrë përgjegjësitë e plota duke siguruar, njëkohësisht se parimet themelore të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Deklaratën e Pavarësisë do të zbatohen për të gjitha komunitetet. Ajo tha se Kosova ka hapur një kapitull të ri si kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka vizionin për një Ballkan demokratik, paqësor dhe të përparuar dhe se kjo mund të arrihet përmes integrimit në strukturat euroatlantike, si një e ardhme e përbashkët e të gjitha vendeve të Ballkanit, që do të siguronte paqen në rajon.

Presidentja Jahjaga në takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon foli edhe për dialogun me Republikën e Serbisë, duke theksuar se dialogu nuk është rruga më e mirë por rruga e vetme për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për të vendosur politikat e fqinjësisë së mirë si një parakusht për integrim në BE. Ajo tha Republika e Serbisë duhet të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel që do të mundësonin vazhdimin e procesit të dialogut për çështjet teknike të interesit të përbashkët.

Duke folur për gjendjen në tri komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, presidentja Jahjaga tha se strukturat ilegale dhe kriminale serbe, të mbështetura nga institucionet e Serbisë, po i mbajnë peng qytetarët serbë në këtë pjesë dhe po e shkelin integritetin territorial të vendit. Ajo tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të dialogojnë me qytetarët serbë në këtë pjesë të vendit për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet dhe për të ndihmuar në inkuadrimin e tyre në jetën institucionale të Republikës së Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e falënderoi presidenten Jahjaga për mikpritjen që i është organizuar në Kosovë gjatë qëndrimit këtë verë dhe theksoi rëndësinë e kësaj vizite dhe mundësinë për t’u njohur me situatën në terren. Ai tha se për Kosovën është me rëndësi ruajtja e stabilitetit dhe theksoi se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe paqësore.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se i gjithë rajoni duhet të shikojë kah integrimet euroatlantike dhe të punojë më shumë në ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes dhe vlerësoi rolin që po luan BE-ja në gjithë rajonin e Ballkanit.

Ndërkaq, zyra për media e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli ka njoftuar se Pacolli i ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me vende nga Amerika Qendrore dhe Caricomi.

Pacolli, sipas njoftimit, është takuar me përfaqësues të  Meksikës, Domenikas dhe Sirinamit. Në takime të ndara, zëvendëskryeministri Pacolli i ka njoftuar gjerësisht përfaqësuesit e këtyre tri vendeve për situatën aktuale politike në Kosovë. Pacolli i ka njoftuar ata veçanërisht për përmbylljen e suksesshme të mbikëqyrjes së pavarësisë. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli ka shprehur nevojën e madhe që ka Kosova për njohje të reja, të cilat do t’i mundësojnë integrimin në familjen e vendeve demokratike të botës. Pacolli ka theksoi se krijimi i raporteve diplomatike me sa më shumë vende të botës, është synim primar i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në ditët në vijim zv.kryeministri Pacolli pritet të takohet edhe me kryesuesin e delegacionit shtetëror të Meksikës që e përfaqëson këtë shtet në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, thuhet në njoftimin e zyrës së Pacollit.

Në njoftim është theksuar se zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, Elliott Ohin.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close