Publikuar me datën: Tue, Jun 14th, 2011

Vetëvendosje: Qytetarët shërbëtorë të pushtetit, e duhet e kundërta

Lipjan, 14 qershor – Trajtimi i qytetarëve si shërbëtorë të pushtetit dhe jo anasjelltas, siç e do zakoni në vendet demokratike, për liderin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, nuk është gjë tjetër veç se një ndrydhje e fortë e vullnetit të qytetarëve nga ana e pushtetarëve. Kurti këto komente i ka bërë të martën, në Lipjan, teksa ka zbritur për të përcjellë punimet e kuvendit të Degës, që ka nxjerrë strukturat e reja udhëheqëse për këtë komunë. Për më tepër, njëshi i “Vetëvendosjes” vlerëson se për pushtetarët aktualë të Kosovës pushteti po paraqet njëherësh edhe lirinë e tyre. Sipas tij, pa pushtet ata nuk do të ishin të lirë, derisa shton se qytetarët nga ana tjetër po robërohen.

“Vetëm atëherë kur shumica e qytetarëve janë rehat me mirëqenien e tyre do të mund të themi se është realizuar objektivi ynë si lëvizje, ndryshe tash për tash ky vullnet i qytetarëve për jetë më të mirë është i ndrydhur nga pushtetarët aktualë”, ka thënë Kurti. Ai ka ripërsëritur se qytetarët dhe pushtetarët kanë në mes hendeqe të mëdha, ndërsa ka shtuar se ata janë të ndarë edhe në dy blloqe.

“Në njërën anë kemi qytetarët e pakënaqur, ndërsa në anën tjetër pushtetarët e vetëkënaqur. Aktualisht disa nga qytetarët i merr në punë pushteti, që e ka uzurpuar shtetin, derisa shihet se qytetarët po trajtohen si shërbëtorë të pushtetit, dhe jo pushtetarët si shërbëtorë të qytetarëve”, ka deklaruar ai. “Për këta pushtetarë pushteti paraqet lirinë e tyre, sepse pa pushtet ata nuk do të ishin të lirë”. Veç kësaj, Kurti iu ka garantuar në Lipjan anëtarëve të lëvizjes që drejton se shumë shpejt “Vetëvendosje” do të kapë majat e pushtetit në vend. “Të qenit në opozitë institucionale dhe opozitë jashtëinstitucionale kjo garanton se shumë shpejt një ditë “Vetëvendosje” do të jetë në pozitë, kjo për faktin se lëvizja jonë ka hyrë në institucione që t’i transformojë ato. Ne, ashtu sikur kemi thënë gjëra në demonstrata dhe protesta për 6 vjet, të njëjtat gjëra do t’i themi edhe në Parlament”, ka thënë ai.

Kurti ka çuar të fala për rivalët politikë se “Vetëvendosje” nuk do të jetë në politikë me plane afatshkurta, pasi që, sipas tij, 6 vjet jetë të kësaj lëvizjeje kanë fituar fuqinë e ekzistimit nga qytetarët edhe për dekada rresht. “Gjatë ekzistimit 6 vjeçar aktivistët e lëvizjes tonë kanë bërë që të merren vesh shumë probleme të Kosovës, ndërsa edhe shumë të tjera i kanë parandaluar”, ka mbyllur ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close