Publikuar me datën: Sat, Oct 27th, 2012

Bajraktarët dhe çaushët zyrtarë të besimit islam në Kosovë – skandal për vendin!

Qysh moti ka shpërthyer një papërgjegjësi, një abuzim dhe një  torturë psikologjike dhe fizike ndaj shqiptarëve të besimit islam nga organet e larta,  nga bajraktarët dhe  çaushët e Qendrës Islame në Kosovë. Këtë dukuri karikaturiste dhe qesharake e vërtetoi edhe rasti i fundit lidhur me kremtimin e Kurban Bajramit. Duket se bajraktarët e kanë “ndarë” Shqipërinë dhe Kosovën, sikur të ishte atdheu ynë i ndarë në ndonjë kontinent apo planet tjetër. Festa e   kurban bajramit do të festohet në dy data të ndryshme në Shqipëri, dhe Maqedoni u festua të enjten, më 25 tetor, ndërsa në Kosovë një ditë më vonë  të premten, më 26 tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet zyrtare të tri bashkësive fetare, të cilat në mënyrë të shkurtër e precize njoftojnë vendimin e marrë para do ditësh, që festa do të mbahet  e përbashkët, në të njëjtat ditë. Shkak për këtë ndasi duket se është bërë nga njëra anë (në Tiranë) vendosja e datës sipas kalendarit hënor, e nga ana tjetër (në Prishtinë), marrja për bazë e ditës së Arafatit. Për të shkuar më tej, e gjithë bota islame duket se do ta festojë në dy data të ndryshme Kurban Bajramin, ku në njërën anë qëndron data 26 e vendosur nga Arabia Saudite e në anën tjetër, një numër i madh vendesh pranë Evropës ose pjesë e saj siç veprojë edhe Shqipëria  u festua me 25 tetor. Këta  bashibozuk të Bik-ut në Kosove  sikur  janë vegël e shteteve serbo-arabe-sllave , qe as  urinën nuk  guxojnë me bërë pa i pyetur ata   te mëdhenjtë  e tyre të cilët ishin xhelat,dhe armiq të përbetuar të popullit shqiptar!

Arabia Saudite është ajo qe vjel me mijëra e miliona euro  nga  shqiptarët e Kosovës. E rropën  popullin e Kosovës që me mund e djersë  kursejnë paratë nga puna e tyre fizike, apo nga të afërmit e vet që punojnë  në shtetet e Perëndimit, duke i kursyer paratë me duar të përgjakura nga puna nëpër kanalet e Perëndimit. Ka raste që të manipuluarit nga ana  e këtyre intrigantëve që abuzojnë  shtresën e ultë me bindje dhe propagandë të ekzagjeruar fetare, duke e detyruar shqiptarin që edhe të vetmen lopë që e posedon, duhet ta shesë për të shkuar në “Qabe”, duke i lënë  fëmijët e vet  pa veshmbathje, pa fletore e pa mbrojtje shëndetësore. Populli i shqiptar   jemi një, të një  gjuhe, të një gjaku dhe te një flamuri, andaj  arroganca e tyre   duhet të gjykohet, të dënohet si dukuri antikombëtare, antiqytetare dhe antikulturore. Këto forca të skëterrës pseudoislamiste janë sorra  krotatëse  të frymëzuara, të edukuara dhe të manipuluara nga shërbime të huaja që  manovrojnë në Kosovë,  duke operuar  në masë  me një  veprimtari të egër antishqiptare, duke na ndarë edhe në festat tona që  janë  bërë tashmë  tradicionale, siç janë Krishtlindjet, Pashkët apo Kurban Bajrami që festohet  tek besimtarët shqiptarë.

Ky veprim i ndarjes së festës me data të ndryshme është si pasojë dhe një kurorëzim i këtyre forcave të zgafelles drejtuese  të Qendrës Islame në Kosovë, një skëterrë e dirigjuar nga  shërbimet e hijeve të fshehta të serbizimit dhe arabizmit. Janë çaushët e bajraktarizmi që ia sollën  këtë skandal këtij populli konform parullës  serbe “përçaj e sundo”, edhe pse shqiptarët e Kosovës me shekuj nuk janë  tjetër, veçse i njëjti popull me atë të Shqipërisë. Për ta fuqizuar këtë tezë konform titullit të lartpërmendur,  Kosova u njoh nga  më se 100 shtete të botës, si një vend i pavarur, pos nga “miqtë” e BIK që nuk e njohin, andaj ka dyshim se ka  gjëra që duhet të hulumtohen, të kontrollohen dhe demaskohen nga  organet e  Shqipërisë dhe të Kosovës, duke kërkuar edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Duhet të dalin me një komunikatë, para kombit,  ata qe janë kompetentë për një gjë të këtillë.

Një vendimi  i  përbashkët  që u morr  para disa ditësh sipas informatave që i japin tri  bashkësitë islame, në Tiranë, Kosovë dhe Maqedoni, për të festuar më datën  e 25 tetorit së bashku, u injorua dhe u thye me refuzimin e papritur të Bashkësisë Islame të Kosovës, një vendim karagjoz që u prit me pezëm edhe nga organet e Qendrës Islame Shqiptare në Tiranë dhe Maqedoni. Vendim i përbashkët i  nënshkruar më parë nga Naim Tërnava, Sulejman Rexhepi dhe Selim Muça, për të festuar të enjten u avullua  nga  BIK-u. Kosova nuk iu përmbajt marrëveshjes për interesa të ndryshme që ne nuk i dimë, theksojnë organet e atjeshme, në Tiranë dhe Shkup. “Prapëseprapë shqiptarët do të festojnë bashkë unik dhe te bashkuar përkundër tendencave të  Bashkësisë Islame të Kosovës si vegël tashmë e dëshmuar  antikombëtare .

Kjo thyerje dhe shkelja e kësaj  marrëveshjeje që u bë nga Bik-u i Kosovës, ka irrituar  gjithë  spektrin  e besimtarëve islamë, por edhe popullin në përgjithësi, kur dihet se  populli i Prizrenit dhe ai i Kukësit është  tani  i  përzierë dhe këtë festë nuk mund të  festojnë së bashku! Qytetarët e Tetovës dhe te Ferizajt,  po ashtu janë familje të  përziera dhe nuk mund të festojnë së bashku. Po edhe më gjerë,  në Preshevë me Kumanovë qëndron e njëjta gjë, gjë qe edhe në përgjithësi  tashmë, pas rënies së komunizmit , ky popull nuk  duron më të përçahet, as të cenohet kultura e tij, zakonet dhe traditat e tij. Askush nuk ka të drejtë ta cenojë e të përçajë popullin shqiptar. Kjo pasojë u ndie edhe të  mërgata shqiptare që i kanë marrë pushimet për këtë ditë, që të jenë në gjirin e familjeve  të veta.

Kostoja ishte e madhe, duke u mbështetur edhe në çmimet  astronomike që u ngritën nga kompanitë ajrore  për festën e Bajramit. Te këta  qytetarë u   krijua një zhgënjim  i  thellë ndaj aktorëve të këtij skandali ndër shqiptarë. Kryesia e këtij komuniteti  nga Qendra Islame në Kosovë  është mirë të çlirojë këtë popull nga përçarjet  aktuale që janë duke bërë në nivel kombëtar, duke  krijuar paqartësi se kujt t’i besohet, atyre në Shqipëri  apo atyre në Kosovë. Këta bajraktarë të fanatizmit janë bërë objekt qesharak pran popullit  të vet, për ndarje të tilla  duk e  cenuar edhe integritetin  gjeografik që na e ka falë Perëndia  këtë vend kompakt, aq të bukur të dashur dhe të shtrenjtë për çdo shqiptar.

 

 

Të nderuar qytetarë, vëllezër e motra! Të dashur mërgimtarë! Kudo që ndodheni, populli im, ju urojmë festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë! Urojmë që kjo ditë madhështore e pastrimit shpirtëror të solidaritetit për të varfëritë, për skamnorët, për të sëmurët, për invalidët e luftës së popullit tonë që sakrifikuan jetë për çlirimin e Kosovës, që sot e gëzojmë lirinë për t’i festuar festat tona të lirë në atdheun tonë të shtrenjtë, mos bini pre e këtyre forcave dështake, por ky skandal karikaturist, qesharak dhe përçarës i injorantëve tanë, dëshirojmë të ju bëjë edhe më të forte, edhe  më kompaktë e unik  në mes veti.

Kjo festë le t’u  shërbejë si një mesazh i mirë për të gjithë ata që i përkasin fesë islame, duke shpresuar ne  ndjenja e tolerancës, mirëkuptimit, mirëbesimit dhe paqes, të mbretëroj në familjet Tuaja, në rrethin Tuaj, në lagjen Tuaj, në fshatin Tuaj, në qytetin Tuaj. Lusim Zotin që këto të mira t’ia dhurojë krejt kombit shqiptar! Ky mesazh le të jetë si mesazh i bashkimit tek flamuri i kombit tonë, si udhërrëfyes i tolerancës dhe respektit ndaj feve të njeri-tjetrit! Zoti e shpërbleftë popullin shqiptar, një popull paqedashës dhe të gjithë besimtarët e fesë islame qe e duan kombin  me një gjuhë, një flamur dhe një gjak! Zoti e bekoftë kombin shqiptar pa injorantë, pa abuzues, pa tradhtarë, pa intrigant dhe varrmihës që ia përgatisin varrin këtij kombi të bekuar.Shkruan Luan (Asllan) Dibrani

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close