Publikuar me datën: Wed, Apr 11th, 2012

Babai i internetit: Mendoni për përmbajtjet që shpërndani online

Një nga themeluesit e internetit, Vint Cerf, ka kritikuar propozimin e rregullimit të Internetit në Evropë dhe e ka quajtur jopraktik dhe tmerrues.

Cerf, të cilin shpesh e quajnë babai i internetit, ka thënë që e ashtuquajtura “e drejtë të jesh i harruar online” nuk është e mundshme dhe nuk mund të arrihet.

“Nuk mund të shkoni në shtëpinë e çdokujt dhe të fshini përmbajtjen sepse mendoni që bota duhet të harrojë diçka. Propozimi nuk është praktik”, ka thënë Cerf në një intervistë për Telegraph.

Cerf konsideron që rregullatorët evropian duhen të jenë më precizë në lidhje me atë se çka do të thotë ajo që nuk dëshirojnë që disa të dhëna të jenë në dispozicion. Komisionerja evropiane për Çështjen e të Drejtave Njerëzore, Viviane Reding, ka deklaruar që pret që shfrytëzuesve në Internet t’u mundësohet të jenë në gjendje të menaxhojnë me përmbajtjet siç janë postimet ose fotografitë që shfaqen për ta online. Me një propozim të tillë, Facebook dhe Google duhet të kujdesen që, nëse personi nuk dëshironi që dikush të ketë qasje në përmbajtjen e tyre, ta bëjë atë përmbajtje të paarritshme.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të fitohet opsioni që interneti “të harrojë” gjërat që dëshironi t’i harroni, sepse është shumë thjeshtë të merret dhe kopjohet përmbajtja. Analogjia është kjo, nëse dikush thotë dëshiroj të fshijë gjithçka në lidhje me librin që e kam botuar, si do ta kishit bërë?”, ka thënë Cerf.

Ai ka shtuar që është shumë i brengosur që nuk kuptojmë evolucionin e teknologjisë dhe ndikimin në shoqëri. Po ashtu ka shtuar që njerëzit të cilët fotografohen dhe pastaj i postojnë fotografitë online, ndoshta duhet të mendojnë dy herë se çka lënë në dispozicion për të gjithë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close