Publikuar me datën: Sun, Mar 6th, 2011

Autostrada pjesërisht përfundon brenda 2011-s

Prishtinë, 6 mars – Tri seksionet e autostradës Vërmicë – Merdar do të përfundojnë brenda këtij viti, konfirmojnë përfaqësues të kompanisë amerikano-turke “Bechtel & Enka”. Sipas tyre, punimet në seksionin e parë dhe të dytë parashihet të përfundojnë tre muaj para afatit, dhe në seksionin e tretë, 11 muaj para afatit.

Punimet për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdar të filluara në vitin e kaluar, janë intensifikuar dhe pritet të përfundojnë para afatit të parashikuar me kontratë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Disa nga seksionet e autostradës do të lëshohen për shfrytëzim për qytetarët.

Zëdhënësja e kompanisë, Ela Ruçi, thotë se që nga fillimi i punimeve nuk kanë hasur në ndonjë pengesë që do të ndikonte në ngecje të punimeve. Autostrada: Zhvillimet politike nuk pengojnë punimet

“Punimet janë duke ecur sipas parashikimeve që ne kishim bërë, në fakt janë intensifikuar, sepse edhe koha na ka ndihmuar. Është duke u punuar që nga kufiri deri në seksionin e katërt, por objektivi ynë kryesor është që të hapim seksionin e parë, të dytë dhe të tretë, që është nga kufiri deri në Suharekë, brenda këtij viti”, bën të ditur Ruçi.

Ndërkohë, punimet nga Vërmica në Prizren nuk i ka ndalur as moti i keq. Aty është punuar pandërprerë edhe gjatë stinës së dimrit. Ruçi tregon se deri më tani është punuar në të gjithë gjatësinë e autostradës.

Është punuar në të dhjetë urat, janë përfunduar ura 5 dhe 6, kurse është në përfundim e sipër edhe ura e tretë. Gjithashtu, sipas Ruçit, janë ngritur strukturat e të gjitha urave dhe janë të gatshme për hedhjen e trarëve. Autostrada dhe shpronësimi i tokave

Në anën tjetër, sa i përket pengesave që mund të ketë hasur kompania gjatë punimeve, Ruçi shpjegon:

“Plani i punës në një terren kaq të gjerë, sigurisht ka vështirësitë e tij teknike, por unë nuk mendoj që ka pengesa. Ka një ecuri, e cila na bën optimistë që ta përfundojmë brenda afateve që ishin parashikuar me kontratë. Nëse tani ne flasim për hapjen për seksionin e parë, të dytë dhe të tretë brenda këtij viti, kjo është para afatit të parashikuar në kontratë, e cila parashihte që këto seksione të hapen më 2012”.

Punimet në autostradën Vërmicë – Merdar që lidh Kosovën me Shqipërinë, kanë filluar në prill të vitit të kaluar, ndërsa afati i paraparë për përfundimin e saj, është brenda 36 muajve që nga dita e fillimit të punimeve.

Mjetet për realizimin e këtij projekti, që llogariten të jenë 700 milionë euro, do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, donatorët dhe në rast nevoje edhe nga marrja e kredive.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se ky projekt edhe më tej duhet të mbetet prioritet i Qeverisë, megjithatë ai thekson disa nga zhvillimet ekonomike në vend që mund të prekin projektin.

“Autostrada do të jetë sfidë për Qeverinë e Kosovës. Kur dihet që nuk është miratuar ende buxheti, mund të ketë probleme. Të hyrat në Kosovë mund të rrezikohen për shkak të krizave ekonomike të ndryshme, por sidoqoftë kontrata me kompaninë duhet të zbatohet”, thotë Shahini.

Shahini thekson se duke pasur parasysh ndëshkimet që mund t’i kenë të dy palët në rast të mosrespektimit të kontratës për autostradën Vërmicë – Merdar, atëherë ky projekt do të mund të realizohet brenda afatit të paraparë.

Në anën tjetër, sa u përket përfitimeve ekonomike që mund të ketë Kosova pas lëshimit të disa seksioneve të autostradës, Shahini thekson:

“Kjo autostradë, një aks i së cilës parashihet të lëshohet brenda këtij viti për qytetarët, mallrat dhe shkëmbimeve tjera, nuk pritet të ndikojë në një zhvillim të shpejtë ekonomik kur dihet se Kosova dhe Shqipëria zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare në krahasim me vendet tjera, i kanë më të ulëta”.

Ndryshe, projekti i autostradës Vërmicë – Merdar është një nga investimet më të mëdha të bëra nga Qeveria e Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close