Publikuar me datën: Sat, Jun 12th, 2010

Autostrada merr mbi 90 për qind të buxhetit të rishikuar

Prishtinë, 12 qershor – Qeveria e Kosovës ka aprovuar të premten ndryshimet në Ligjin për buxhetin 2010-s, duke shtuar nivelin financiar të gjysmës së dytë të vitit për rreth 90 milionë euro.
Pjesa më e madhe janë paraparë të shkojnë në ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdar. Janë 83.7 milionë euro të parapara për këtë projekt. Po kështu, 16 milionë euro për financimin shtesë në paga e shtesa, ndërsa 5.2 milionë euro për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës në gjashtëmujorin e dytë të vitit.
Mjetet e tjera janë orientuar për prodhimin e pasaportave biometrike, për financimin e projekteve të komunave të reja dhe për krijimin e komunave të tjera, që parashihen me Pakon e presidentit Martti Ahtisaari.
Ministri i Financave, Ahmet Shala, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se ndryshimi paraqet harmonizim të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me të gjitha organizatat buxhetore të nivelit qendror dhe të nivelit lokal.
“Në kohën kur shumë shtete po ballafaqohen me kriza të mëdha financiare, Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur që në rishikimin e vet buxhetor të shtojë në nivelin e vet financiar përmbi 90 milionë euro, duke mos interferuar në rritjen e taksave substanciale”, ka theksuar ministri Shala. “Ky është një sukses edhe i negocimit me FMN-në, që ka ngritur vetëdijen dhe vigjilencën tonë se ne duhet të fokusohemi në përmirësimin e politikave tona të disiplinimit financiar”.
Megjithëkëtë, ai ka pranuar se procesi i rishikimit gjashtëmujor nuk ka mundur të përfshijë shumë kërkesa të arsyeshme të shpenzimeve shtesë të disa organizatave buxhetore. Mirëpo, ka shtuar se është e mundshme që në pjesën e katërt të vitit të ketë  harmonizime të programeve brenda organizatave buxhetore me efekte neutrale në kategoritë ekonomike.
Shala ka theksuar se ky rishikim buxhetor është harmonizuar edhe me Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2011-2013, që po kështu është ndryshuar të premten.
Bazuar në këtë Kornizë, projeksionet e fundit makroekonomike sugjerojnë se rritja mesatare reale e bruto prodhimit vendës për periudhën 2011-2013 pritet të jetë rreth 5.6 për qind. Pritjet për 2010-n janë 4.8 për qind, për 2011-n 6.1 për qind, për 2012-n 5.7 për qind dhe për 2013-n rreth 5 për qind.
Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar të premten se në javën e ardhshme Qeveria do të marrë vendimin për privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.
Ai ka theksuar se është duke u vazhduar me agjendë të planifikuar në procesin e termocentralit “Kosova e Re”, që, sipas tij, do të sigurojë 24 orë energji për Kosovën, e njëkohësisht edhe privatizimi i divizionit të Distribucionit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Faleminderit për rekomandimin

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close