Publikuar me datën: Thu, Dec 20th, 2012

Autonomia për veriun, prish ekuilibrin dhe kërcënon stabilitetin

Këtyre ditëve (më 17 e 18 dhjetor) u riaktualizua kërkesa për status të autonomisë së veriut të Kosovës. Kësaj here, protagonisti që e bëri këtë ishte Oliver Ivanoviq. Kjo kërkesë u ndërlidh me implementimin e Marrëveshjes për MIK (Menaxhimin e Integruar të Kufijve). Me siguri se kjo kërkesë do të ishte shprehje vetëm e filozofisë konservative të një të ashtuquajturi lider serb nga Kosova, të një filozofie e cila nuk e pranon realitetin dhe trendet bashkëkohore në rajon, por jeton në iluzione se e kaluara mund të rikthehet, se nuk është humbur gjithçka, se të paktën shpresa nuk është zhdukur. Mirëpo, në kohën, kushtet e rrethanat kur kjo ide riaktualizohet, dashur  pa dashur, të imponon të mendosh se a është vërtet kjo zgjidhje, apo vetëm pretekst për të shprehur qasjen politike bllokuese të përparimit dhe ecjes drejt normalizimit të relacioneve midis Kosovës dhe Serbisë, këtyre dy shteteve fqinje.

Për këdo që dëshiron të jetë realist, është e qartë se autonomia për veriun nuk është zgjidhje, e madje, për më tepër, është edhe e rrezikshme, sepse kërcënon ta destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin.

Pse autonomia për veriun nuk është zgjidhje?

Autonomia për veriun nuk është zgjidhje, për shkak se Kosova e ka gjetur zgjidhjen e ekuilibruar për statusin e etnikumeve që jetojnë në territorin e saj. Çdo komunë thuajse është autonome, gjë që i jep mundësi zhvillimi e kooperimi në interes të qytetarëve të saj. Madje, procesi i krijimit të komunave të reja ka pasur pikërisht këtë objektivë: t’u krijojë kushte secilës komunë që qytetarët e saj të mund t’i harmonizojnë interesat etnike, kulturore, ekonomike, arsimore, shëndetësore etj.  Kjo është funksionale, pasi që shteti i Kosovës është shtet multietnik, gjë që konstitucionalisht sigurohen të drejtat dhe liritë të secilit etnikum që jeton në Kosovë.

Gjendja në rajon, natyrisht, nuk është problematike vetëm për serbët, por edhe më tepër është për shqiptarët. Dhe përderisa ka pjesë gjeografike që janë aq të përziera, nuk ka se si të mos “merret mësim” në çdo kërkesë që do të tejkalonte zgjidhjet aktuale.

Për shembull, për dallim nga Kosova, edhe pse pa garanci konstitucionale, në shtetet fqinje (Serbi, Mal i Zi e Maqedoni), në zonat kufitare e në thellësi ka komuna të ngjashme të dominuara nga shqiptarët. Po të krahasohen rregullimet ligjore të vetëqeverisjes lokale (komunale), shqiptarët janë dukshëm të diskriminuar.  Kjo duhet të mbahet parasysh, sepse edhe ata mund të kërkojnë avancime të cilat mund ta cenojnë ekuilibrin e vendit.

Pse autonomia është kërcënim për rajonin?

Kërkesa për autonomi territoriale a çfarëdo qoftë tjetër, është kërkesë e cila rrezikon drejtpërdrejt rajonin. Paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë. Pse kjo është kështu, e parashtrova edhe më sipër, por do ta sqaroj edhe paksa.

Sikurse tri komunëzat me dominim etnik serb, është Lugina e Preshevës që është përgjatë kufirit të Serbinë me Kosovës, janë Kumanova, Shkupi e Tetova përgjatë kufirit të Maqedonisë me Kosovën, Struga e Dibra përgjatë kufirit të Maqedonisë me Shqipërinë, është Ulqini përgjatë kufirit të Malit të Zi me Shkodrën, Malësia e Hoti e Gruda përgjatë kufirit të Malit të Zi me Kosovën.

Po qe se do t’i njihej ndonjë status territorial a tjetërfare si autonomi serbëve të veriut, përse kjo të mos vlente edhe për shqiptarët që jetojnë në zonat kufitare me Kosovën dhe Shqipërinë? Më saktë, po të ndodhte kjo me serbët e veriut të Kosovës, nuk do të vononte dhe të njëjtat kërkesa do të vinin edhe nga shqiptarët që kanë afërsisht të njëjtën gjendje, si dhe do të radikalizoheshin lëvizjet qytetare edhe atje.

Besoj se vetëm edhe nga kjo shihet se sa kërcënuese është jo vetëm për Kosovën, por po aq edhe për rajonin.  Politikanët serbë e dinë mirë këtë, por Brukseli, Washingtoni e qendrat e tjera demokratike të vendosjes duhet ta kuptojnë këtë, të reflektojnë dhe të llogarisin në koston e prishjes së ekuilibrit. Shqiptarëve u është imponuar zgjidhja e tillë, por nuk do të pajtohen me ndryshime diskriminuese, po qe se iniciohet ndryshimi i statuseve të etnive.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close