Publikuar me datën: Fri, May 27th, 2011

Ashton sot në Prishtinë, Kosova ka tri kërkesa

Bruksel, 27 maj – Autoritetet kosovare kanë në plan t’ia parashtrojnë tri kërkesa baroneshës Catherine Ashton, kur sot do të jetë për vizitë në Prishtinë. Ato lidhen me afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Kërkesat tona janë: përshpejtimi i liberalizimit të vizave dhe hyrja në marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”, i ka thënë gazetës të enjten zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. “Ndërkohë që kemi shtuar edhe kërkesën që të përshpejtohet statusi i kandidatit për Kosovën, përmes planeve mbështetëse që BE-ja do të duhej t’i jepte Kosovës si një vend që pa fajin e tij është vonuar në shumë çështje. Pra, për shkak të periudhës së luftës, pastaj periudha e pasluftës dhe e paqartësisë për statusin, kështu që kjo bën që Kosova e meriton të mbështetet në zënien e hapit, në mënyrë që i tërë Ballkani Perëndimor në të njëjtën kohë të bëhet pjesë e BE-së”.
Ashton, përfaqësuese e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, si edhe nënkryetare e Komisionit Evropian, do të vizitojë Kosovën të premten, pas qëndrimit njëditor paraprak në Serbi. Ajo do të ndodhet në Prishtinë vetëm një javë pasi vizitë Kosovës i bëri presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe komisionari për Zgjerim, Stefan Fule.
Baronesha Ashton takimet do t’i nisë në orën 09.20, kur do të pritet në Qeveri nga kryeministri Hashim Thaçi. Pos me kreun e Qeverisë, do të realizojë takime edhe me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
Në orën 10.20 do të jetë për vizitë në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ndërsa në orët e drekës do të gjendet në Prizren. Këtë qytet jugor të Kosovës Ashton dhe Thaçi e kanë përzgjedhur si vend ku do të flasin para mediave dhe ku gazetarëve do t’u jepet mundësia për të bërë pyetje, ngaqë nuk do të ketë prononcime pas takimeve që do të zhvillohen në zyrat e institucioneve.
Baronesha Ashton, edhe në Prishtinë, sikurse në Beograd, do t’ua “konfirmojë përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane edhe Serbisë, edhe Kosovës”. Po kështu, do ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, si veprim me rëndësi themelore për mënjanimin e pengesave në rrugën drejt BE-së, thuhet në komunikatën e kabinetit të saj në Bruksel.
Ajo do të sjellë edhe mesazhin se bashkëpunimi rajonal është fondamental për këtë perspektivë evropiane.
“Ne dëshirojmë që të gjenden zgjidhje praktike që mund të përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm”, theksohet në komunikatën e shefes së Politikës së Jashtme Evropiane. “Njëherësh jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe Serbinë, edhe Kosovën që të bëjnë përparim”.
Këtë vizitë zëvendëskryeministrja Tahiri e ka konsideruar të rëndësisë së veçantë, siç ka thënë, për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së. Pritjet e saj janë që të marrë siguri nga mysafirja nga Brukseli për ardhmërinë evropiane të Kosovës.
Ajo ka thënë se do t’ia shprehë kryediplomates së BE-së përkushtimin për të plotësuar të gjitha kriteret e Kopenhagës, si dhe do të theksojë se angazhimi i Kosovës për dialogun teknik me Serbinë është një angazhim me shumë objektiva të qarta, që ndërlidhen me përparimet ekonomiko-shoqërore të jetës së qytetarëve, e po ashtu edhe me kriteret e Kopenhagës për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.
Tahiri, që drejton delegacionin e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, ka vlerësuar se vizita e baroneshës Ashton do të përbëjë një shtytës për përparimin në arritje të marrëveshjeve për çështjet e hapura.
“Procesi i bisedimeve në kuadër të dialogut teknik ka shënuar avancime substanciale dhe jemi shumë afër marrëveshjeve për disa çështje, siç është çështja e lëvizjes së lirë, çështja e tregtisë së lirë, çështja e energjisë. Po ashtu ka mjaft përparime për çështjen e telekomunikacionit, si dhe për çështje tjera të hapura”, ka thënë Tahiri. “Kjo vizitë dhe takimet e zonjës Ashton gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd, pa dyshim se janë një shtytje e re për dinamizmin e procesit dhe arritjes së marrëveshjes sa më shpejt”.
Ditën kur Ashton ka qëndruar në Beograd, Serbia ka arrestuar të kërkuarin e Tribunalit të Hagës, Ratko Mladiq. Brukseli zyrtar e ka vlerësuar menjëherë këtë si një hap para të shtetit serb drejt integrimit në BE.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se edhe Kosova ka dëshmi për Brukselin, që dëshmon përkushtimin për integrim.
“Angazhimi ynë i përkushtuar për plotësimin e standardeve në kuadër të obligimeve që kanë dalë nga Raporti i Progresit 2010 është shumë i madh dhe do të jemi në gjendje t’i plotësojmë të gjitha ato kërkesa për këtë episod. Ndërkohë që angazhimi ynë shumë serioz në kuadër të dialogut teknik, i cili tashmë është vlerësuar nga diplomacia perëndimore, si një angazhim i orientuar drejt zgjidhjeve, do të jetë një vlerë e shtuar drejt përparimeve”, ka thënë ajo. “Ne e kemi të qartë se, për të përparuar drejt BE-së, dialogu plus standardet që kërkohen nga Raporti i Progresit janë obligimet tona”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close