Publikuar me datën: Mon, Mar 7th, 2011

Ashton: Niseni nga realiteti

Prishtinë, Bruksel, 7 mars – Përfaqësuesja e lartë dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, është e bindur se dialogu nuk mund të jetë i dëmshëm për Kosovën, ndërsa thotë se shpresa e saj është që bisedimet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të rëndomtë, sikur edhe të sjellin edhe Kosovën edhe Serbinë më afër Bashkimit Evropian. Megjithatë, ajo thotë se gjithçka varet prej përkushtimit dhe fleksibilitetit të cilin të dy palët do ta sjellin në tavolinën e dialogut.
Në intervistën për “Kohën Ditore”, realizimi i së cilës është bërë me shkrim, përmes e-mailit, Ashton thotë se garancitë për Kosovën se dialogu nuk do të dëmtojë rendin kushtetues është vetë pjesëmarrja e Kosovës në tavolinën e bisedimit.
Pasi iu kujtua  se dialogu me Prishtinën e çon Beogradin më afër kandidaturës për në BE, znj. Ashton u pyet se çka përfiton Kosova, e cila është shteti i vetëm në rajon që nuk është madje as në listën e bardhë të Schengenit, nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe nuk ka Marrëveshje për Stabilizim-Asociim.
Ashton theksoi se  Kosova është e vogël. Nuk ka gjë të keqe këtu, disa prej vendeve më të pasura dhe më të suksesshme në BE janë po ashtu të vogla – Danimarka, Sllovenia dhe Luksemburgu për shembull. Por që vendet e vogla të kenë sukses, ato duhet të hapin kufijtë dhe të integrohen në rajonin e tyre. Unë dua që dialogu të ndihmojë në heqjen e pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të të mirave. Kjo nuk do t’ju bëjë të pasur, por do t’ju japë mundësi që të jeni më mirë dhe do të inkurajojë njerëzit që të investojnë.
Dialogu ka të bëjë po ashtu me afrimin edhe të Prishtinës, edhe të Beogradit me BE-në. Kjo është dakorduar nga të 27 vendet anëtare të BE-së dhe ato të gjitha kanë votuar në favor të kësaj në Bashkimin Evropian. Andaj kam besim se ato do t’u japin përkrahjen e plotë të tyre. Saktësisht si dhe kur, është diçka që do të përcaktohet gjatë këtij viti. Kosova është e re dhe ka shumë rrugë të gjatë për të ecur. Natyrisht, ajo niset prapa Beogradit. Por ju duhet ta kuptoni se me BE-në gjithçka varet nga performanca. Kushdo që të bëjë marrëveshje me BE-në duhet t’i plotësojë disa standarde të caktuara. Kjo vlen për Beogradin, po ashtu dhe ata po ashtu kanë pengesa që ende duhet t’i tejkalojnë.

Ndsërkaq në pyetjen se  cilat janë garancitë që dialogu, në ndonjë mënyrë, nuk do ta prekë rendin aktual kushtetues të Kosovës,
Ashton nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ta vendosim nga ana tjetër, tha ajo: 22 shtete anëtare të BE-së e njohin Kosovën si një shtet të pavarur. Vetë BE-ja është donatori më i madh i Kosovës, momentalisht ajo jep më shumë për Kosovën sesa cilido vend tjetër në botë, nëse llogaritet për kokë banori. Unë dhe komisioneri Füle vazhdimisht jemi aktivë rreth Kosovë. Në Kosovë kemi vendosur misionin tonë më të madh civil në histori në mënyrë që t’u ndihmojmë autoriteteve të Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit. Këto janë fakte që kanë peshë në lidhje me marrëdhënien e BE-së me Kosovën. Ajo marrëdhënie tashmë është substanciale dhe do të zhvillohet edhe më tutje. Dialogu është dialog. Duhen dy palë për t’u pajtuar. Garanci për pozicionin e Kosovës është se ajo është në tavolinë, me lehtësimin e BE-së dhe ajo ka një zë të barabartë në diskutimet.
Dialogu ende nuk ka nisur, është shumë herët që të flitet për specifikat e vështirësive të çështjeve në këtë fazë. Por cilëndo çështje që ta diskutoni duhet të niseni nga realiteti. Ajo që është me rëndësi në fund është bërja e jetës më të mirë për njerëzit e rëndomtë, sigurimi se ata kanë vende pune, se të drejtat e tyre janë të mbrojtura, se janë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të ecin tutje me jetët e tyre.
Nuk ka mistere rreth dialogut. Sikur që thoni ju, nis këtë javë. Qeveria e Kosovës është formuar së voni dhe znj. Edita Tahiri është emëruar si përfaqësuese e tyre para disa ditësh. Ne donim të diskutonim agjendat me secilën palë. E kuptoj brengën tuaj për transparencë, por disa çështje që do t’i trajtojmë janë të vështira dhe ka nevojë të bisedohen privatisht. Kjo është normale. Kur ne kemi vendime apo marrëveshje për t’i bërë publike, do ta bëjmë këtë me marrëveshje të ndërsjellë.
Dialogu është lart në agjendën time për shkak se kompletimi i perspektivës evropiane për tërë Ballkanin është me rëndësi për Bashkimin Evropian. Ju jeni pjesë e Evropës. Nëse rezultati i dialogut është që edhe Prishtina, edhe Beogradi t’i afrohen edhe më shumë Evropës, që ka një bashkëpunim më të mirë në Ballkan si tërësi, që jetët e rëndomta të njerëzve përmirësohen, këto të gjitha janë rezultate të rëndësishme. Mund të vendosni vetë nëse kjo është teknike apo politike. Këto janë vetëm emërtime. Ajo që ka rëndësi është rezultati.
Ashton vlerësoi se nuk ka dëm nëse njerëzit janë skeptikë. Të presim e të shohim nëse bisedimet do të sjellin diçka të dobishme. Kjo është shpresa ime. Por rezultati varet nga përkushtimi dhe fleksibiliteti, të cilin të dy palët do ta sjellin në tavolinë. Nuk shoh se si mund të jenë të dëmshme bisedimet për Kosovën. Sa për ngutjen, së pari mendoj që status quo-ja është një opsion i keq dhe së dyti dua të fus sa më shumë energji dhe shpejtësi që mundem për të riparuar dëmin nga konfliktet në Ballkan, dhe ta kthej perspektivën evropiane në realitet.
Përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton i tha “Kohës Diotore” se ka besim të plotë në kryeministrin Thaçi dhe me kënaqësi pret ta takojë kryetarin Pacolli. Nëse rezultatet e dialogut janë aq të mirë sa unë pres që të jenë, jam e sigurt se të gjithë, opozita, shoqëria civile, sikur edhe Qeveria, do të jenë të mprehtë në zbatimin e tyre. Ne të gjithë duam të shohim Kosovën që të lëvizë përpara.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close