Publikuar me datën: Wed, Mar 13th, 2013

Ashton nesër në Prishtinë, pritet të rikonfirmojë qëndrimet për dialogun

Të gjitha të arriturat në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të sqarohen nga vetë kryediplomatja evropiane Catherine Ashton gjatë vizitës në Kosovë. Zyrtarë të qeverisë vlerësojnë se ky është rast i mirë, që qëndrimi i palës kosovare në dialog me Serbinë, të rikonfirmohet edhe përmes baroneshës Ashton gjatë vizitës në Prishtinë. Ndërkohë zyra për informim e Ashtonit në Bruksel konfirmoi për Radio Kosovën, se ajo pritet të arrijë nesër në Prishtinë.

Me ftesë të kreut të Qeverisë, Hashim Thaçi, në Kosovë vjen për vizitë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së Catherine Ashton. Zyrtarë të qeverisë e shohin vizitën si mundësi e informimit të drejtpërdrejtë për bisedat që delegacioni kosovar po zhvillon në Bruksel.

Bekim Çollaku, këshilltarë i lartë politik i kryeministrit Thaçi, tha për Radio Kosovën se ardhja e kryediplomates evropiane, në Prishtinë pritet të konfirmojë qëndrimin e Kosovës në përputhje me Kushtetutën.

“Qëllimi i vetëm i baroneshës është që të vij në Kosovë të takojë liderët politikë, institucionalë dhe jo institucionalë me qëllim që liderët politik të dëgjojnë nga vetë baronesha Ashton që zgjidhjet që ne i diskutojmë në Bruksel janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona, dhe se BE-ja nuk ka ndërmend të imponojë asnjë lloj zgjidhje që bie ndesh me Kushtetutën e republikës së Kosovë, tha Çollaku.

Çollaku theksoi se që nga fillimi i këtij procesi, qëllimi primar i delegacionit të Kosovës ka qenë arritja e një marrëveshjeje në formë të shkruar, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura.

“Mirëpo gjëja më e rëndësishme që ndërlidhet me marrëveshjen… që mund të rezultojë si përfundim I këtij procesi është aneksi që ka të bëjë me implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Dhe ju e dini se sa është e rëndësishme implementimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura. Fakti që mund të ketë një marrëveshje të shkruara në fund të këtij procesi është e mirëseardhur, sepse vetë qëllimi i këtij procesi ka qenë të rezultojë me një marrëveshje të shkruar që i jep fund armiqësisë që ka ekzistuar për dekada të tëra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që e hap një kapitull të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura”, theksoi ai.

Ndryshe Ashton gjatë qëndrimit në Prishtinë përveç përfaqësuesve institucional pritet t’i takojë edhe liderët e partive opozitare, duke përjashtuar kreun e Vetëvendosjes.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close