Publikuar me datën: Tue, Jul 12th, 2011

As Maqedonia s’i njeh dokumentet serbe

Shkup, 12 korrik – Maqedonia nuk do t’i njohë dokumentet të cilat Serbia i lëshon për serbët e Kosovës, nëse ato nuk njihen ndërkombëtarisht. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë do t’i respektojë standardet evropiane dhe nuk do të bëjë asnjë lëshim në këtë drejtim. “Nëse ato dokumente janë të njohura ndërkombëtarisht, sigurisht që do t’i njohim edhe ne, por nëse ato dokumente nuk i njeh askush nuk do ti njohim as ne”, tha për “Lajm”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ivo Kotevski.

Serbia ka kohë që lëshon dokumente personale për serbët e Kosovës. Me pasaporta serbe ka kohë që janë pajisur shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë, ndërkaq që kohëve të fundit Qeveria e Serbisë ka nisur të lëshojë edhe targa të automjeteve dhe patentë shoferë për banorët serbë të Kosovës. Ditë më parë policia e Kosovës gjatë një kontrolli në komunikacion, ka gjetur një patentë-shofer të ri të lëshuar nga Qeveria e Serbisë, të cilën e ka konfiskuar me arsyetimin se ky dokument nuk vlen në shtetin e Kosovës. Autoritetet kosovare kanë mohuar mundësinë që të pranojnë ndonjë marrëveshje në dialogun me Serbinë, me të cilën do të legalizoheshin dokumentet e udhëtimit që Beogradi lëshon për serbët e Kosovës. Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se të tilla dokumente nuk do të konsiderohen si legale nga autoritetet e rendit. Sipas tij, do të jetë i papranueshëm secili propozim që është jashtë standardeve që shtetet evropiane aplikojnë për lëvizjen e lirë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close