Publikuar me datën: Wed, Feb 16th, 2011

Artan Grubi i “Zgjohu” suspendohet nga puna

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i Lëvizjes Zgjohu, Artan Grubi, është suspenduar nga  posti i këshilltarit politik në Ambasadën e Holandës në Shkup, për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestën e shqiptarëve kundër ndërtimit të një kishe ortodokse maqedone në Kalanë e Shkupit, ku asnjëherë më parë nuk kishte pasur, kur për pasojë ndodhi një konfrontim me nacionalistët maqedonas. Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka hetuar ndodhitë dhe ka sjellë konkludim se Grubi ka vepruar në kundërshtim me rregullat dhe detyrat, dhe se për këtë është suspenduar, njoftoi televizionit shtetëror holandez. Televizioni ka publikuar se ambasadorja e Holandës, Simone Filipini është ftuar në bisedë në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë . Autoritetet e Shkupit, siç theksohet, janë të mllefosur, sepse Grubi, i cili ka qenë i punësuar në ambasadë, është ndër të parët e dyshuar për ndodhitë në Kala, kur shpërthyen përleshjet mes dy grupeve, shqiptare e maqedonase, rreth ndërtimit të kishës në lokalitetin arkeologjik të Kalasë, në kryeqytetin e Maqedonisë.

Kreu i Lëvizjes “Zgjohu”, Artan Grubi, i punësuar në Ambasadën Holandeze ka theksuar se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për largimin e tij nga puna.

“Deri tani nuk kam marrë asnjë njoftim lidhur me largimin tim dhe nuk mund të them për momentin asgjë”, deklaroi për INA, Artan Grubi.

Lëvizja Qytetare “Zgjohu” dënon ashpër fushatën stigmatizuese dhe shpifjet e njëpasnjëshme të mediave proqeveritare kundër tyre dhe drejtuesit të saj Artan Grubi. “E gjithë kjo fushatë e egër stigmatizuese, me keqpërdorim flagrant të institucioneve shtetërore, ka për qëllim cenimin e të drejtës së fjalës së lirë, shuarjen e shoqërisë civile shqiptare dhe liderët e ri shqiptar që po sfidojnë në mënyrë efektive politikat e gabuara të Qeverisë. Presioni i njëpasnjëshëm dhe kërcënimet skandaloze përpiqen të shkaktojnë dëgjueshmëri, servilizëm dhe përkulje, por “Zgjohu” porosit që të gjithë, se Artan Grubi nuk mund të shukatet sepse sot çdo anëtar i “Zgjohu”, i shoqërisë civile, dhe së shpejti edhe çdo shqiptar gjithashtu do të bëhet Artan Grubi, sepse emri dhe personi janë absolutisht të parëndësishëm dhe ajo që vlen dhe do të ngadhënjejë është procesi i zgjimit të mirëfilltë të shqiptarit të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje. Po ashtu Lëvizja “Zgjohu” informon se nuk ka asnjë komunikim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shkup dhe këto dy institucione asnjëherë nuk kanë realizuar ndonjë bashkëpunim. “Sa i përket angazhimeve private të qytetarëve të Maqedonisë në misionet ndërkombëtare në vend, përkujtojmë autoritetet e vendit që këta qytetarë nuk janë subjekt i konventës së Vienës të 18 prillit 1961 dhe që ata janë taksapagues dhe kontribuues të shtetit si çdo qytetar tjetër, andaj kanë edhe lirinë e shprehjes së qëndrimeve të tyre në kohën e tyre private dhe kapacitetin shoqëror në lidhje me zhvillimet në shoqëri”.

“Zgjohu fton qeverinë që të zgjidh çështjet për të cilat është zgjedhur dhe mos të abuzojë me institucionet e shtetit, ligjin dhe mediat për të sulmuar mbrojtësit e demokracisë në shuarje të Maqedonisë, mbrojtësit e tolerancës, promovuesit e integrimeve euroatlantike të vendit dhe alarmuesit dashamirës për të keqën që po i kanoset këtij vendi nga këto politika përjashtuese dhe izoluese.

Po ashtu edhe Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni (SHHSHM), shpreh shqetësimin dhe mospajtimin e vet në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit rreth ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit. “Jemi të revoltuar nga përpjekjet për satanizimin e sektorit joqeveritar shqiptar nga individë, mediume, ekspertë dhe megafon tjerë që përpiqen të fajësojnë organizatat civile shqiptare për gjendjen aktuale në vend apo për ngjarjet e ditës së diel në Kala”, thuhet në reagimin e historianëve.

Historianët i porosisin vjedhësit e historisë se herët apo vonë do të duhet të ballafaqohen me faktet shkencore të cilat kulturën, historinë ilirodardane e njohin si më të vjetrën në rajonin ballkanik.
Në hulumtimin e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për vitin 2010, “Zgjohu” renditet ndër 10 organizatat më të besuara në Maqedoni, ndërsa është e vetmja OJQ shqiptare ndër 5 organizatat kryesore në kategoritë e OJQ-ve që luftojnë për zhvillim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në luftën kundër korrupsionit, në zhvillimin e sektorit qytetar dhe në ndërtimin e shoqërisë multikulturore.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close