Arrestohet për armëmbajtje pa leje, Ballist Morina

Efektivët e Komisariatit numër 1 në Tiranë kanë ndaluar mëngjesin e sotëm 4 persona mes tyre edhe Ismail Morinën, i njohur si Ballist Morina.
Sipas burimeve zyrtare të Balkanweb, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip fuoristradë “Range Rover”, që drejtohej nga Morina, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila ka rezultuar pa leje.
Bashkë me Ballistin janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit numër 1 në kryeqytet.
Policia bën të ditur se në automjetin e Morinës janë gjetur 30 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi dhe disa broshura. Ndërkohë që sipas bluve, Ismail Morina ka deklaruar se armën e mbante për vetëmbrojtje. Tre personat e tjerë të ndaluar akuzohen për moskallëzim krimi.