Publikuar me datën: Wed, Sep 28th, 2011

Arrestohen 17 persona, kanë shitur Dreamboxa

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me njësitet speciale operative si dhe sektorë të tjerë të specializuar për krimet kompjuterike, arrestoi 17 të dyshuar dhe kontrolloi 35 lokacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë këtë operacion me dyshimin e bazuar se persona të dyshuar kanë kryer veprën penale Krime Kibernetike (kompjuterike) që sanksionohet me ligjin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë – ligji nr. 03/1-166 neni 4 veprimet e pa autorizuara, neni 10 interceptimi pa autorizim dhe neni 11 transfer i pa autorizuar.

“Po të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale Shmangie nga tatimi neni 249 par. 1 i KPK-së dhe veprën penale Mashtrim nga neni 261 par. 1”, thuhet në një njoftim të PK-së.

Gjatë këtij operacioni, të zhvilluar në rajonet Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë e Mitrovicë, policia ka kontrolluar 35 lokacione, me ç’rast edhe ka arrestuar 17 persona të dyshuar.

Të dyshuarit, sipas policisë, janë: Leonard T., 1992, Gazmend M., 1976, Agron S.,1978, Kadri S., 1979, Agim R., 1970, Burim Q., 1966, Bajram H., 1972, Besnik G., 1987, Bashkim S., 1979, Florin B., 1973, Arbnor G., 1990, Milot R., 1987, Misin B., 1978, Kadri G., 1986, Ylli Zeka, 1973, Bajram K., 1987 dhe Ideal M., 1978.

Në këtë operacion, policia gjithashtu ka konfiskuar edhe aparatura të ndryshme elektronike në cilësi të provave materiale, si: 28 shtëpiza të kompjuterëve, 2 kompjuterë llap-top, 84 DREAM BOX, 13 Resiverë (marrës të sinjalit televiziv), 10 telefona celularë, si dhe listën e klientëve e materiale të ndryshme që mund të përdoren si dëshmi.

“Në bazë të procedurës preliminare hetimore dyshohet se personat e dyshuar kanë arritur që përmes serverëve të veçantë të bëjnë shpërndarjen e kanaleve televizive tek klientë në mënyrë të pa autorizuar duke përfituar nga ky veprim i kundërligjshëm dhe duke dëmtuar kompanitë e licencuara për një gjë të tillë si dhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, thotë policia.

Ndërkaq, personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Vlen të ceket se vetëm gjatë kësaj jave nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës, në kuadër të angazhimeve të zyrtarëve policorë nga departamentet e ndryshme në luftë kundër kriminalitetit, janë arrestuar 52 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close