Publikuar me datën: Thu, Nov 5th, 2015

Arbitri shqiptar sulmon lojtarin

Çmenduria në fushat e futbollit zviceran po vazhdon! Pothuajse për çdo ditë po shpërthen nga një skandal në ligat amatore të futbollit.

Së fundi, ka pasur edhe përleshje mes arbitrit e lojtarit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo ka ndodhur të dielën e shkuar në Luzern, në ndeshjen e ligës së pestë ndërmjet Luzerne Sports Club dhe FC Luzern.

Ndeshja është ndërprerë pas vetëm dhjetë minutave lojë për shkak të një incidenti të paparë deri më tash. Incidenti nisi kur arbitri shqiptar Pjetër Ujka (47), i ka treguar lojtarit të ekipit mysafir kartonin e verdhë për çka është duartrokitur me ironi nga i ndëshkuari. Kjo ka bërë që Ujka ta nxjerrë edhe kartonin e dytë të verdhë, duke irrituar lojtarin që iu afruar arbitrit.

“Ai m’u ofrua dhe në gjuhën shqipe më shau me nënë. Pastaj me goditi me shqelm në këmbë”, ka thënë Ujka, duke shtuar se një gjë e tillë nuk tolerohet nga shqiptarët.
Arbitri në mbrojtje e sipër e ka kapur lojtarin, kurse në raportin e skuadrës FC Luzern jepen detajet se çfarë ka ndodhur mes Ujkës dhe futbollistit të tyre.

“Arbitri e kapi për fyti lojtarin tonë dhe u mundua ta qëllojë me grusht në fytyrë. Derisa lojtari ynë filloi të ikte pasi situata doli nga kontrolli, arbitri e ka ndjekur atë për ta rrahur. Të paktën dhjetë futbollistë kanë intervenuar për ta ndalur arbitrin”, thuhet në raport,

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close