Publikuar me datën: Tue, Mar 22nd, 2011

Ankthi i “super-Hënës” kaloi

Londër, 22 mars – Të shtunën mbrëma Hëna, sateliti i vetëm natyral i planetit tonë, ishte në pozicionin më të afërt me ne, të paktën në harkun kohor të këtyre 20 vjetëve të fundit. Disa e shohin si një kuriozitet, disa e studiojnë shkencërisht, të tjerë ndjellakeq kishin parashikuar madje edhe shkatërrime dhe gjëma…
Çfarë ndodhet aty lart në qiell? Ndonjë zog, ndonjë avion? Jo është super-Hëna. Mbrëmë në darkë bota është përfshirë nga një fenomen hënor relativisht i rrallë, në rast se u referohemi viteve të jetës së një qenieje njerëzore. E ata që i ngrenë sytë në qiell shumë rrallë, pra nuk janë admirues të dukurive qiellore, e kanë ngritur kokën për të parë një fenomen që do të përsëritet pas shumë vjetësh. E, megjithatë, duhet thënë se nuk është se ka pasur ndonjë gjë të jashtëzakonshme mbrëmë në kupën qiellore, ndonjë gjë krejtësisht të ndryshme dhe unike nga qiejt e netëve të tjera. Megjithatë, ata që mund të konsiderohen si vëzhgues të rregullt të qiellit kanë vënë re se fqinja jonë epokale, Hëna, ka qenë pak më pranë nesh, krahasuar me herët e tjera dhe si pasojë më e shndritshme. Arsyeja e kësaj dukjeje të veçantë është se Hëna ka qenë shumë më pranë Tokës nga sa ka qenë këto 18 vjetët e fundit.
Astronomët pasionantë e përshkruajnë një ngjarje të tillë si “super-Hëna” dhe duke qenë se Hëna ndodhet në fazën e saj të plotë të ciklit, në shumë vende të botës ajo është shfaqur me të vërtetë si një Hënë gjigante dhe e shndritshme në kupën qiellore. Për astronomët amatorë dhe profesionalë, një Hënë e tillë e madhe, pranë nesh ofron mundësinë që edhe ne të ndihemi më afër dhe më intimë me satelitin tonë të vetëm natyror. Ndërsa për mendjet që parapëlqejnë misteret dhe konspiracionet  një “super–Hënë” nuk është aspak një ngjarje që duhet mirëpritur me buzagaz. Edhe para tërmetit shkatërrimtar të Japonisë disa vëzhgues kishin paralajmëruar në lidhje me armagedonin që do të shkaktohet nga afrimi i jashtëzakonshëm i Hënës me planetin tonë. Kjo për shkak të një force shtesë gravitacioni që ushtrojnë dy trupat qiellorë ndaj njëri-tjetrit e që nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe pa pasoja në Tokë.
“Duke qenë se është një fenomen në shkallë planetare, nga ky fenomen i ‘super-Hënës’ nuk do të mbetet pa u prekur asnjë vend, apo zonë e Tokës dhe kjo Hënë do të ketë ndikimin e një rrebeshi dhe trazire të madhe meteorologjike, ndaj ata që kanë për të bërë udhëtime gjatë periudhës 16 deri më 22 mars duhet që t’i shtyjnë planet e tyre”, thonë astrologu.
Pas goditjes shumë të madhe të tërmetit japonez e pasuar me një cunam po të përmasave të mëdha dhe problemeve që pasuan prej tij përfshirë edhe atë atomik, ky astrolog, por edhe mbështetës të tjerë thonë se këto janë prova të qarta të çrregullimeve që po ndodhin në planetin tonë. Kjo veçanërisht kur këto kategori astrologësh kanë deklaruar gjithashtu se edhe cunami aziatik i vitit 2004 dhe përmbytja e madhe australiane në mesin e viteve 50  ndodhën gjithashtu për shkak të pozicionit shumë të afërt të Hënës me Tokën. Për fat të mirë shumë sizmologë, astronomë dhe shumë shkencëtarë të tjerë janë të një mendjeje për sa i takon faktit që këto dukuri me pasoja shkatërrimtare kanë ndodhur thjesht nga graviteti i shtuar i Hënës ndaj Tokës. Sipas tyre do të duheshin shumë më tepër prova se deri më tani për të vërtetuar një hipotezë të tillë.
Edhe pse dihet se forca e gravitacionit të Hënës shkakton baticat dhe zbaticat e deteve në Tokë, ajo nuk është kurrë e asaj force dhe e atyre përmasave që të zhvendosë pllakat tektonike të Tokës dhe të shkaktojë efekte të tjera në sipërfaqen e saj si tërmete, apo vullkane a shembje të ndryshme. Për më tepër ajo nuk ka forcë të tillë që të ndikojë edhe te moti i planetit në atë përmasë sa të shkaktojë stuhi, përmbytje apo dukuri të tjera.
Një specialist i Qendrës Oqeanografike Kombëtare në Britaninë e Madhe deklaroi dje se të gjitha idetë se Hëna shkakton tragjedi në Tokë nuk janë shkencërisht të bazuara në asnjë fakt apo provë konkrete dhe se për sa i përket shkencës së astronomisë, sipas saj të gjitha baticat dhe zbaticat janë fenomene plotësisht të parashikueshme.
Gjatë periudhës kur Hëna ndodhet më pranë planetit Tokë është i vërtetë fakti se pikërisht zbaticat dhe baticat janë 10 deri 15 herë më të fuqishme se zakonisht. Por sipas shkencëtarëve, kjo nuk do të thotë që mund të ketë çrregullime të natyrës shkatërrimtare dhe mbi të gjitha nuk duhet që kjo dukuri të shërbejë si një pretekst për të krijuar panik në popullatën që nuk është e specializuar me fenomene të tilla dhe me pasojat e tyre në Tokë.
Që prej disa ditësh rrjete të ndryshme të internetit janë mbushur me parashikime të frikshme për natën me “super-Hënë”, si dhe kanë furnizuar edhe rrëfimet e sajteve të teorive konspirative.
Tërmeti japonez dhe cunami që pasoi atë ka ndodhur në një moment kur Hëna ndodhet vërtet larg Tokës. Megjithatë, shkencëtarët e vërtetë as nuk ia kanë hedhur sytë teorisë “shkatërrimtare” të “super-Hënës”. Por si për ironi të fatit ka prova shkencore që sugjerojnë se për shkak të afrimit të Tokës ndaj Hënës në këtë trup qiellor shkaktohen tërmete.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close