ANGINA PECTORIS

Angina pectoris është një sindromë qe karakterizohet me dhimbje gjoksi të fortë dhe shqetësim në forme krize, gjendje diskomforti.
Etiologjia:
1. Arterioskcleroza coronare.
2. Stenoza e V. Aortës.
3. Kardiomiopatitë hipertrofike.
4. Insuficenca e Aortës.
5. HTA
6. Prolapsi I Valvulës Mitrale.
Karakterizohet nga këto shënja: Dhimbje gjoksi e fortë në formë krize, që zgjat pak (jo më shumë se 15 min) dhe zakonisht lokalizohet në zonënë retrosternale ose precordiale. Ajo përhapet në supe dhe në krahun e majtë, nofull, qafë, dhëmbë. Objektivisht kemi rritje të TA dhe pulsit.
Faktorër shpërthyes janë: eforti fizik apo emocional, të ftohtit.
Ajo qetësohet nga trinitrina dhe pushimi (ndërprerja e efortit).
Ajo përjetohetnga persona të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, si : ndjesia e rëndimit, shtypjes, shtërngimit, djegies, sikur kapërdihet një dardhë, si dispne. Më shpesh krizat shpërthejnë në mëmngjes kur I sëmuri bëht gati të dalë, të ecë apo pas ngrënies. Ajo zhduket plotësisht brënda disa minutash pas ndërprerjes së veprimit. Dhimbja zakonisht pushon shpejt (5-10 min) pas marrjes së trinitrinës sublinguale.