Publikuar me datën: Mon, Dec 19th, 2011

Angela Merkel sot në Kosovë

Prishtinë, 19 dhjetor – Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Kosovën. Asaj, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të vendit, i është rezervuar pritje në nivelin më të lartë shtetëror. Vizita e saj, ndonëse qytetarët nuk do të kenë mundësinë t’i shfaqin gjithë falënderimin dhe respektin për ato që Gjermania dhe ajo personalisht bëri për Kosovën, përjetohet si një mbështetje në përpjekjet për t’u bërë anëtare e familjes europiane.

Kancelarja gjermane në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pritet të arrijë rreth orës 11 dhe në Kosovë do të qëndrojë rreth pesë orë.

Edhe takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me miken e dëshmuar të vendit tonë, Angela Merkel, do të zhvillohet në ambientet e Aeroportit. Ndërkohë ajo do të takohet me komandantin e KFOR-it, Erhard Drews dhe do të vizitojë kontingjentin gjerman.

Gjermania ka qenë vendi që ka mbështetur çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e saj të pasluftës. Angela Merkel ia preu shkurt Serbisë se hyrja e saj në BE do të ndodhë pas normalizimit të raporteve me Kosovën, që vetëkupton njohjen e pavarësisë së saj. Ndër të tjera si parakusht i shtroi heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.

Kancelarja gjermane Merkel pritet që gjatë vizitës së saj sot në Kosovë të përcjellë mesazhe lidhur me dialogun për çështje teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close