Publikuar me datën: Thu, Jan 31st, 2013

Amerika financon “Shqipërinë e Madhe”?

Projekti amerikan për të krijuar “Shqipërinë e Madhe” po realizohet që disa vite, ngadalë, me mjete ushtarake dhe diplomatike, shkruan ditorja kroate Slobodna Dalmacija.

“Është i pandalshëm bashkimi i shqiptarëve”, ka thënë në Tiranë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjë që në mediat rajonale është komentuar si shpallje e projektit të “Shqipërisë së Madhe”.

Për këtë ide është folur edhe gjatë 100 vjetorit të shënimit të pavarësisë së Shqipërisë, që është festuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup… Kah fundi i vitit 2010, Koço Danaj, drejtor i Institutit të Parashikimeve Rajonale, ka thënë se në vitin 2013 në mënyrë paqësore duhet të formohet shteti që do të përfshinte territoret shqiptare.

Derisa disa analistë thonë se shteti i ri shqiptar është projekt real i cili tek disa ngjall frikën se mund të sjellë tensione të reja, të tjerët thonë se fjalët e Berishës janë keqinterpretuar.

Projekti amerikan i krijimit të “Shqipërisë së Madhe” po realizohet ndër vite me mjete diplomatike dhe ushtarake. Ekziston një histori e angazhimit amerikan në rajon, por kur është fjala tek ky projekt, duhet cekur disa detaje kyçe. Këtu është bombardimi amerikan me NATO-n ndaj Serbisë më 1999, pas së cilës NATO në Kosovë ka dislokuar 50 000 trupa të armatosura mirë. Këtu është edhe Marrëveshja e Ohrit, projekti i SHBA-së, me të cilin filloi procesi i reformave politike të Maqedonisë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me miratimin e një sërë ligjeve të reja që ofrojnë më tepër të drejta për shqiptarët e Maqedonisë.

Ndërsa, pika e tretë, siç e transmeton portali Telegrafi, është mbështetja e pavarësisë së Malit të Zi dhe Kosovës, me çka është dobësuar Serbia, është realizuar zbërthimi i saj, dhe është arritur një ekuilibër rajonal. Politika amerikane, me këto angazhime ushtarake-diplomatike, përgatit projektin e “Shqipërinë së Madhe”, thotë analistja Jadranka Poloviq.

Politologia nga Spliti cek rëndësinë e Kosovës si pjesë të Evropës Juglindore. “Juglindja e Evropës, si në të kaluarën ashtu edhe sot, ka një domethënie të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që përcakton të ardhmen politike të rajonit. E lidhur me Mesdheun, Lindjen e Mesme, malet e Kaukazit dhe Azinë Qendrore, si dhe rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, ka qenë gjithmonë subjekt i interesave të fuqive të mëdha. Për shkak të rëndësisë së energjisë në gjeopolitikën e shekullit XXI, kjo hapësirë, ku janë rrugët e rëndësishme të transitit, bëhet një zonë e konkurrencës së fortë të qendrave të pushtetit botëror.

Në fakt, Evropa Juglindore është rruga më e shkurtë transiti midis Evropës Perëndimore dhe zonave të pasura me gaz e naftë në Azinë Qendrore dhe basenit Kaspik, dhe si i tillë është i aftë të bëhet pjesë e lojës së re të madhe gjeopolitike, pra një hapësirë ku ballafaqohen interesat e SHBA-së, Evropës, Rusisë dhe Turqisë”, thekson Poloviq. Ekspertja kroate shton se projekti i dominimit amerikan në Euroazi në fakt fillon në Evropën Juglindore me Shqipërinë, ndërsa përfundon në Kinë.

Shtetet e Bashkuara gjeostrategjinë e saj drejt Azisë Qendrore e mbështesin në rrjetin e shteteve proamerikane në Evropën Juglindore, si Maqedonia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, e në kontekstin e fundit edhe Kosova, si dhe shtetet e rajonit Kaspik – Azerbajxhani dhe Uzbekistani – por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, ku siç thotë ajo, përhapet strategjia e unifikimit të amerikanizimit botëror.

“Në fakt, shembulli i Kosovës, si shtet i ri i krijuar nga përdorimi i instrumenteve të politikës amerikane, është një tregues i dominimit të vazhdueshëm të SHBA-së në rajon dhe përpjekjet për të ruajtur udhëheqjen unipolare amerikane jo vetëm në juglindje të Evropës, por në të gjithë rajonin e Euroazisë”, thotë Poloviq, duke shtuar se Kosova mbetet një shembull amerikan në zotërimin e rregullave të demokracisë, tregut të lirë dhe të hapjes për investitorët e huaj.

“Politika amerikane tund të gjitha projektet në Kosovë. Është turp që zyrtarët amerikanë që mundën Serbinë tani privatizojnë pjesët më vitale të ekonomisë së Kosovës”, thotë politologia kroate, e cila nuk pret trazira të reja në rajon.

“Udhëheqësit e lëvizjes kombëtare shqiptare këto ditë thanë se SHBA-ja dhe Rusia kanë rënë dakord për rishikimin e kufijve, në mënyrë që Presheva, Kosova, dhe unë besoj një pjesë e Maqedonisë dhe e Malit të Zi, do të gjenden brenda një Shqipërie të Madhe. Unë ju besoj, sepse konfigurimi i deritashëm i rajoneve të ish Jugosllavisë është bërë në rrugën e dy proceseve integruese: anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Shtetet kombëtare e kanë humbur kuptimin, ndërsa akterët globalë avancojnë me projektet e zgjerimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, që nënkuptojnë globalizimin e varfërisë në rajon. Shtetet e reja janë krejtësisht të varura nga kapitali i huaj, ndërsa këto ditë shohim Qeverinë kroate si shembull që adapton gjithçka që akterët e huaj u thonë”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close