Publikuar me datën: Tue, Mar 8th, 2011

Ambasadori Fitou: Kosova nuk pëson nga dialogu

Prishtinë, 8 mars   – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Fitou.
Pas takimit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se me ambasadorin Fitou, kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral që do ta kenë Qeveria e Kosovës me atë të Francës.
“Qeveria e Kosovës do të jetë e kujdesshme për të gjitha mbështetjet që duhet t’i fitojë nga Qeveria e Francës”, u shpreh ministri Kuçi,  duke theksuar se me ambasadorin kishin biseduar për disa fusha konkrete siç janë: bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, të  liberalizimit të vizave, në fushën ekonomike dhe kulturore. “Po ashtu, e ftova Ambasadorin që të na jep mbështetje të vazhdueshme sikur deri me tani, në rrugën tonë për integrime evropiane”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
Ndërsa, ambasadori Fitou tha Kosova si shtet i ri meriton mbështetje, sidomos në disa prioritete që i ka vendosur për të ardhmen. “Pasi Kosova është një shtet i ri, meriton mbështetje. Kosova tani po i vendos disa prioritete për të ardhmen, brenda këtyre prioriteteve është edhe dialogu me Beogradin dhe thjesht dua të them së vendi im do ta mbështet këtë dialog. Mesazhi nga vendi im është së Kosova nuk ka asgjë për të pësuar nga ky dialog. Ne e përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për angazhim në këtë dialog, ne do të shohim së çfarë do t’i sjell dialogu Kosovës, mirëpo është një hap i madh, një lëvizje e madhe përpara e Qeverisë së Kosovës, ndaj këtij dialogu, dhe thjesht e kemi përgëzuar për këtë dhe do të ketë mbështetjen tonë, mbështetjen e domosdoshme në të gjitha hapat që bënë”, tha ambasadori francez, Jean-François Fitou.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Qeveria e Kosovës do të jetë një partner i sigurt dhe serioz dhe një partner që do t’i merr me shumë seriozitet sugjerimet dhe propozimet qe vijnë nga Qeveria e Francës dhe në këtë drejtim, do të punohet që imazhi i Kosovës, prezantimi i Kosovës në botë, të jetë sa më efektiv, sa më funksional, dhe sa më i mirë i mundur.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close