Allegri do të shkarkohet nëse humb prej Lazios

Klubi i futbollit AC Milan do ta shkarkoj trajnerin, Massimiliano Allegrin në rast se ‘rosonerrët’ do të humbin më 20 tetor kundër Lazios, raportojnë mediat italiane.
Sipas burimeve, klubi ka filluar të mendojë seriozisht për shkarkimin e Allegrit pas humbjes me Interin 1-0 në ndeshjen e së dielës së kaluar.
Menaxhmenti i klubit ‘kuqezi’ ka bërë një plan që në rast të rezultatit të pafavorshëm në duelin me Lazion, Allegrin deri në fund të sezonit do ta zëvendësoj ndihmësi i tij, Mauro Tasotti.
Në ditët e fundit, ish-trajneri i Barcelonës Pep Guardiola dhe Luciano Spaleti, i cili është aktualisht në stolin e ekipit të Zenit Saint-Petersburg, janë përmendur si opsione për Milanin e sezonit të ardhshëm.
Shumëkush është habitur me faktin e kërkimit të Guardiolas, pasi që dihet se në këtë rast klubi do të duhet të ndajë një shumë të madhe të hollave, sepse ai patjetër që do të dëshiroj të sjellë shumë lojtarë të rinj.