Alkooli më i dëmshëm se heroina

Londër, 1 nëntor – Alkooli është më i dëmshëm se heroina, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore “Lancet”.
Bashkëatuor i këtij studimi është profesor David Nutt, ish-shefi britanik i drogave, që u shkarkuar nga qeveria në tetor 2009, transmeton BBC.
Studimi rendit 20 droga mbi 16 masa të dëmit për përdoruesit dhe për shoqërinë e gjerë.
Duhani dhe kokaina janë vlerësuar se janë po aq të dëmshme, ndërsa ekstaza dhe LSD-ja janë më pak të dëmshëm.