Publikuar me datën: Wed, Feb 20th, 2013

Ali Ahmeti, nga orbita në…nadir

Ali Ahmeti, nga orbita në…nadir

alt

Nazif Zejnullahu

Në kohën kur zgjedhjet lokale ende qëndrojnë në hava, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, doli me një thirrje dy-a më shumë-shtresore në të cilën thuhet:

“Një apel kam për ju, shtabin zgjedhor, dhe nga këtu për të gjitha shtabet e BDI-së, të mos merremi me sharje dhe fyerje. Mos merremi me ato sharje që i bëjnë oponentët, i vogli shan i madhi fal, i vogli e humb udhën në oborr, i madhi di të drejtojë kombet, vëllezërit e mi ju jeni të mëdhenjtë. Ne për 12 vite qeverisim me votën e lirë, me vullnetin e shprehur të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe ne atë vullnet e kemi jetësuar, për atë vullnet jemi sovran dhe s’ja lëshojmë sovranitetin askujt.”

Me pak fjalë, Ali Ahmeti ‘doli në orbitë’ dhe kjo do të thotë: në vitin 2001 të gjithë shpresonin se ia nisi mirë një pune dhe hyri në rrugën e zgjidhjes së çështjeve që i rëndonin shqiptarët. Edhe sot, sa i përket pjesës së parë të deklaratës, është plotësisht në të drejtë: se shqiptarët nuk e meritojnë të shahen dhe të fyhen ndërmjet vete në zgjedhje për pushtetin lokal, në kohën kur dy partitë “shtetformuese” maqedonase ende nuk e kanë hequr mjegullën e plotë rreth organizimit të tyre.

Por, çka do të thotë “ne jemi të mëdhenjtë” dhe “s’e lëshojmë sovranitetin”? Bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Artan Grubi, në një bashkëbisedim të lirë në një rrjet social kishte thënë: “Niçe do të thotë që një komb nuk vlerësohet aq shumë për nga figurat e veta të mëdha, por nga mënyra se si sillet ndaj tyre.” Sido që të jetë, të gjitha shenjat janë që kurba e këtyre përfaqësuesve, sidomos e kryetarit të tyre, nga zeniti i disa viteve më parë të ketë marrë udhë drejt të kundërtës së tij, e cila në gjeografi njihet si nadir. Njeriu simpatik me libër në dorë më nuk është i tillë, ani se thotë që “sovranitetin nuk ia lëshojmë askujt” ende pa u mbajtur zgjedhjet e radhës.

Zvetënimin e tij, në vazhdimësi, e ka bërë, përveç tjerash, edhe një detaj që u bë i ditur përmes Stevçe Jakimovskit, “renegatit” të Branko Cërvenkovskit. Ai e tregoi një karakteristikë të Nikolla Gruevskit, ortakut të Ali Ahmetit në qeveri. Jakimovski ka thënë se “Gruevski reagon keq ndaj presionit, kështu që në vend të kooperativitetit, mund të paraqitet kundërefekti, të cilën gjë të huajt deri më tani disa herë e kanë vërejtur”. Kjo do të thotë se gjatë këtyre viteve, sa është në pushtet me këtë, Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka mundur t’i bëjë presion “shefit të tij” (Menduh Thaçi) shkaku i kësaj karakteristike të karakterit të kryeministrit-boksier, tek i cili gjatë kohë ka shkuar edhe me “fajin” e asaj që ishte në vitin 2001, teksa pushteti luante cic-mic, herë ka amnisti, herë nuk ka; herë ka interpretim, herë ka…imitim e kështu me radhë.

Ndërkohë, puna me shqiptarë është po ajo, në mos edhe më keq.
Mjafton të marrësh erë dhe të gjitha t’i kesh të qarta.

Për ata që kuptojnë dhe që duan të kuptojnë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close