Publikuar me datën: Wed, Jun 22nd, 2011

Albin Kurti në protestë: Shteti të lirohet nga hajnat

Prishtinë, 22 qershor –   Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në protestën me moton Kundër hajnisë, deklaroi se shteti duhet ”të lirohet nga pushteti aktual dhe hajnat”….
Kurti me xhepat e nxjerrë jashtë që simbolikisht paraqet varfërinë e qytetarëve për shkak të hajnisë së pushtetarëve, tha se shqiptarët duhet t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë.
Duke iu drejtuar qytetarëve para Teatrit Kombëtar, lideri i Vetëvendosjes tha se nëpërmjet negociatave në Bruksel është duke u vjedhur territori i Kosovës. Sipas tij, Qeveria e Kosovës shkon në bisedime sepse “është korruptuar dhe e ka bishtin e zënë”.
Në kohën kur anëtarë të Vetëvendosjes shpërthyen ballonët me figurat e Thaçit, Kurti tha se do t’i largojnë hajnat nga pushteti.
Sipas tij, në vend hajnia është e trefishtë duke cekur këtu tenderët dhe manipulimi me to.
Ndërkaq, Shpend Ahmeti, tha para protestuesve se bina e Vetëvendosjes është larguar me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, mirëpo sipas tij, nuk kanë mundur t’i ndalojë të flasin, pasi për 5 minuta e kanë rregulluar tjetrën.
Protestues, përkrahës dhe anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestës po ashtu kanë brohoritur “poshtë hajnat” etj. Protestën e kanë përkrahur edhe përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve të fabrikës “Sharrcem”.
Protesta e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” në kryeqytet ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident. Para se të shpërndaheshin, protestuesit kanë bërë spastrimin e qytetit   duke larguar çdo mbetje nga rruga e trotuaret nga kaluan, madje duke e lënë qytetin edhe më të pastër sesa që e gjetën para protestës

Ashtu, siç ishte paralajmëruar, në hapësirat para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë në orën dymbëdhjetë u mblodhën mijëra qytetarë – përkrahës të Vetëvendosjes dhe të pakënaqur të tjerë me politikat e Qeverisë Thaçi. Ata nga aty marshuan drejt qendrës së qytetit, me pankarta në të cilat shkruante “Kundër hajnisë” dhe duke fishkëllyer me pipa, me simbolikën që “të dëgjojnë” ministrat dhe qeveria “vjedhëse”, siç e cilësojnë.
Protestuesve po u prinë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, bashkë me deputetë të kësaj lëvizjeje dhe anëtarë të udhëheqjes së saj.
Aktualisht kanë nisur fjalimet, por podiumin që e kishin ngritur për këtë qëllim, në orët e mëngjesit e rrënoi policia. Fjalët e oratorëve po shoqërohen me brohoritje përkrahëse, “Hashimi hajdut”
Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje ka për moto  “Protesto kundër hajnisë”.  Aktivistët e Vetëvendosjes po protestojnë kundër shitjes së aseteve publike dhe marrëveshjeve me Serbinë.
Mbrëmë u zhvillua po ashtu një koncert po me moton “Kundër hajnisë”

Me qëllim të parandalimit të vjedhjes së pasurisë publike dhe të keqpërdorimit të saj, lëvizja “Vetëvendosje” sot do t’i nxjerrë sërish në rrugë qytetarët për ta kundërshtuar politikën aktuale që është duke e bërë Qeveria Thaçi, e cila sipas kësaj lëvizjeje është duke punuar në dëm të vendit. Për ta shprehur pakënaqësinë qytetare, ndaj kësaj politike, kjo lëvizje ka premtuar se të mërkurën do të zhvillojë një protestë paqësore me moton “Protesto kundër hajnisë”. Në një konferencë për media lideri i “Vetëvendosjes”, deputeti Albin Kurti, duke treguar itinerarin e protestës për të cilën kjo lëvizje ka nisur fushatën javën e kaluar, ka paralajmëruar se protesta do të jetë e qetë dhe se gjatë saj do të shënohen aksione simbolike.
“Do të ketë marshim paqësor të qytetarëve dhe elementi kryesor simbolik janë xhepat e nxjerrë jashtë të protestuesve gjatë këtij marshimi, por do të ketë edhe parulla dhe brohoritje përveç fjalimeve. Xhepat e nxjerrë jashtë do të paraqesin simbolikisht varfërinë e qytetarëve për shkak të hajnisë së pushtetarëve, sepse mjerimi social në Kosovë nuk është fatkeqësi natyrore, por është fatkeqësi politike”, ka vlerësuar Kurti.
Ndërsa ka shtuar se në vendin tonë aktualisht janë duke u zhvilluar tri lloj vjedhjesh, të cilat, sipas tij, janë duke i dëmtuar shumë qytetarët e Kosovës dhe pasurinë e saj.
“Janë tri lloje të hajnisë në Kosovë. Së pari është manipulimi me tenderët që u jepen biznesmenëve që janë miq të Qeverisë. Së dyti kemi shitjen e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që ua mbush xhepat ministrave dhe së treti kemi marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që na e vjedhin territorin e Kosovës”, është shprehur Kurti. Madje, sipas tij, kjo Qeveri është duke funksionuar me buxhet të paligjshëm dhe se për këtë ka planifikuar t’i shesë edhe tri ndërmarrje publike.
“Siç e dini kjo Qeveri operon tash me buxhet të paligjshëm. Ajo planifikon që t’i shesë lirë dhe shpejt KEK-un, PTK-në dhe “Trepçën” dhe gjithashtu mendon që t’i bëjë gjashtë marrëveshje me Serbinë, me ç’rast jo vetëm që qytetarët e Kosovë dhe deputetët nuk dinë se çfarë përmbajnë ato, por njëkohësisht  platforma e bisedimeve mbetet e panjohur madje edhe për Kryesinë dhe kryetarin e Kuvendit”, ka theksuar Kurti. Duke folur për qëllimin që kjo lëvizje synon ta arrijë përmes protestave, Kurti ka deklaruar se është e mjaftueshme që përmes presionit qytetar të arrihet të pengohet apo të ngadalësohet politika e keqe që është duke e bërë Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi.
Protesta fillon  në orën12:00 me moto: Kundër hajnisë. Protestuesit nisen nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon nëpër sheshin Nëna Tereze deri para Qeverisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close