Publikuar me datën: Fri, Apr 15th, 2011

AKSH-ja “aktroi” në Drenas

Drenas, 15 prill – Përfaqësues të të ashtuquajturit Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar kanë mohuar të enjten rikthimin e Armatës Kombëtare Shqiptare.
Një ditë pasi kanë dalë publikisht në një manifestim në Drenas në 7 – vjetorin e daljes publike të AKSH-së, duke prezantuar katër persona të maskuar e me uniforma, Ismail Bajraktari, përfaqësues i FBKSH-së për Kosovë, i ka zbutur fjalët, duke thënë se këta burra kanë qenë vetëm “aktorë”.
“Qëllimi i daljes sonë ka qenë një simbolikë, një përkujtim i daljes sonë publike më 2004. Nuk ka qenë kërcënim, por ka qenë vetëm një simbolikë në përkujtim qysh kanë dalë ata djem nga Kosmaçi për përkujtimin e dëshmorëve. Kurrfarë qëllimi tjetër s’ka pasur. Ka qenë dalja publike më 12 prill 2004 në Rezistencë, ish- Baicë”, ka thënë Bajraktari për “Kohën Ditore” të enjten, për të shtuar se në atë manifestim ka pasur këngë dhe valle.
Të mërkurën në një restorant në Drenas janë rishfaqur persona të maskuar e me uniforma në emër të Armatës Kombëtare Shqiptare, organizatë kjo e shpallur terroriste tetë vjet më parë nga UNMIK-u.
Në këtë manifestim, Ismail Bajraktari ka thënë se përveç shënimit të përvjetorit të daljes publike të AKSH-së, po zyrtarizohet edhe uniforma dhe shenja e re para opinionit vendës e ndërkombëtar për të dëshmuar se është një strukturë politiko-ushtarake, paqedashëse dhe e zotuar për të zbatuar të gjitha konventat ndërkombëtare.
“Ka ardhur koha që të publikohet hapur ideali i kësaj armate për ribashkimin e trojeve shqiptare”, ka thënë Bajraktari.
Ndërkohë Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë dalje të njerëzve të maskuar publikisht. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se të mërkurën në mbrëmje është kontaktuar me telefon Ismail Bajraktari për të marrë vesh për “manifestimin”, por nuk është intervistuar e as ndaluar deri tash. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i ka konfirmuar hetimet. Ai ka thënë se Policia në konsultim me prokurorin është duke i ndërmarrë masat hetimore, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close