Publikuar me datën: Fri, Oct 12th, 2012

Ahmeti: Qyteti i Shkupit është kryeqyteti i Dardanisë kreshnike

Ahmeti: Qyteti i Shkupit është kryeqyteti i Dardanisë kreshnike |
image

 

 

Sot është mbajtur Akademia solemne “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”, ku morën pjesë personalite të cekur nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Në këtë solemnitet i pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili e përgëzoi nismën për manifestimin dhe përkujtimin e Hasan Prishtinës, sepse siç tha, “qyteti i Shkupit është kryeqyteti i Dardanisë kreshnike”.

“Hasan Prishtina ka qenë shembulli i shqiptarisë, ka qenë një politikan modern. Shfrytëzoj rastin që të vlerësoj dhe komplimentojë kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti për vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës”, tha Ahmeti.

Referatin kryesor të veprimtarisë shkencore të Hasan Prishtinës e prezantoi akademiku Alajdin Abazi.

“Emri i Hasan Prishtinës është ngusht i lidhur me qytetin e Shkupit, andaj që në fillim jam i nderuar që në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë këtu në Shkup më është dhënë mundësia të shpalos pjesë nga jeta dhe veprimtaria e tij. Hasan Prishtina njihet si figurë markante dhe personalitet i spikatur i historisë sonë kombëtare. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kohëra. Hasan Prishtina brenda një periudhe të shkurtër zuri pozita në administratën e perandorisë turke”, tha Abazi.

Ai theksoi se Hasan Prishtina njihte shumë gjuhë, sidomos u bë i njohur pas vitit 1908 kur u zgjodh deputet i Prishtinës në Parlamentin Osman, kur dhe nderoi emrin e Prishtinës.

Drejtori i ITKSHSH-së Shefqet Zekolli me këtë rast tha se janë mbledhur këtu në Akademinë për të kujtuar njërin ndër personalitetet më të shquar të historisë sonë dhe për të shprehur respektin e madh për aktivitetet atdhetare njerëzore të Hasan Prishtinës.

“Aktiviteti kishte filluar qysh në rininë e tij të hershme për t’u kulmuar me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më nëntor të vitit 1912 dhe të vazhduara prej brezave të mëvonshëm të cilët sollën edhe pavarësinë e Kosovës të vitit 2008. Andaj me të drejtë është konstatuar se Hasan Prishtina është njëri ndër figurat më emblematike të kombit shqiptar”, tha Zekolli.

Nesër në ora 14:00 do të promovohen dy libra të autorit Qerim Lita, ndërkaq shtatorja e Hasan Prishtinës inaugurohet të dielën pasdite.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close