Publikuar me datën: Mon, Feb 7th, 2011

AAK përfundimisht nuk hyn në koalicion me Thaçin kryeministër

Prishtinë, 7 shkurt – Qëndrimi përfundimtar i AAK-së është për të mos bërë koalicion më PDK-në, kanë përsëritur sot zyrtarët e AAK-së, merr vesh KTV-ja.  Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i këtij subjekti politik, ka thënë se me Hashim Thaçin kryeministër AAK-ja nuk bën koalicion për bashkëqeverisje me PDK-në. Por, edhe burime nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se tashmë e kanë të qartë vendimin e AAK-së dhe se nuk e kanë ndërmend të dëgjojnë kërkesat e këtij subjekti, sepse i vetmi kandidat për kryeministër për ta është dhe do të mbetet Hashim Thaçi. E pavarësisht se gjatë tërë javës që lamë pas është diskutuar mundësia e hyrjes së AAK-së në bashkëqeverisje me PDK-në, kjo e fundit sot ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet së cilës thotë se PDK-ja deri tash nuk i ka bërë ofertë zyrtare asnjë partie parlamentare dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim formal për të diskutuar krijimin e koalicionit.
PDK-ja njofton po ashtu se duke respektuar të gjitha procedurat demokratike, të parapara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi, si dhe pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, do të procedojë menjëherë aktivitetet konkrete në funksion të krijimit të Qeverisë së re dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.
Sipas të gjitha gjasave, tash pas qëndrimit të palëkundur të AAK-së, PDK-ja as që do t’i bëjë ftesë kësaj partie për të biseduar rreth koalicionit.
Koha.net merr vesh se në këto çaste krerët e AAK-së po zhvillojnë një takim, në të cilin do të merret një vendim i prerë për ose kundër bashkëqeverisjes me PDK-në në përputhje me udhëzimet e marra nga kreu i Partisë, Ramush Haradinaj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close