Publikuar me datën: Sat, Apr 2nd, 2011

AAK-ja pa unitet për presidentin

Prishtinë, 2 prill – Sugjerimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ftesa e përfaqësuesve ndërkombëtarë që deputetët të jenë të pranishëm në seancë, ku do të votohet për presidentin e vendit, duket se i ka ndarë në dysh deputetët e AAK-së së Ramush Haradinajt. Derisa kryetari i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ardian Gjini, dhe disa deputetë të tjerë të kësaj partie kanë deklaruar se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në seancë nëse Behgjet Pacolli rikandidohet për postin e presidentit, deputetja e kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi, ka lënë të kuptohet ndryshe. Në një konferencë shtypi të mbajtur të premten, Kadaj-Bujupi ka lënë të hapur mundësinë që AAK-ja të përfillë sugjerimin e Kushtetueses, për të mos e bllokuar procesin e zgjidhjes së Pacollit president të vendit.
“Të gjithë ne si deputetë jemi të obliguar që të veprojmë në përputhje me veprimet e marra nga Gjykata Kushtetuese, sepse nuk jemi mbi gjykatën dhe AAK-ja do të angazhohet që të japë kontributin për të dalë nga kriza”, është shprehur Kadaj-Bujupi.
Sipas kësaj deputeteje, nuk është në interesin e Kosovës që deputetët të bllokojnë funksionimin e institucioneve të vendit.
“Nuk jemi të interesuar të importojmë politika bojkotuese, të cilat ndodhin në rajon. Nuk jemi të interesuar që të prodhojmë kriza të reja dhe do të jemi shumë konsistentë në qëndrimet tona dhe do të ofrojmë alternativa për daljen nga kriza që do të relativizojë në këtë fazë krizën e madhe në të cilën gjendet vendi”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.
Ajo është shprehur se opozita duhet të luajë rolin e vet në shërbim të interesave të qytetarëve dhe në shërbim të vendit. Kadaj-Bujupi ka thënë se deputetët duhet të jenë të kujdesshëm sa u përket veprimeve të ardhshme karshi çështjes së presidentit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close