AAK-ja: “Fjalim artistik i Thaçit”

Prishtinë, 9 qershor – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar fjalimin i kryeministrit Hashim Thaçi, duke e quajtur artistik dhe të panevojshëm. Sipas Avni Arifit, këshilltar i parë i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, fjalimi i kryeministrit që flet kundër korrupsionit vjen prej njeriut i cili është sinonim i kësaj dukurie. Sipas tij, në fjalim, kryeministri lavdërohet pikërisht në pikat ku ka dështuar. Arifi ndër kritikat e shumta që ka bërë për këtë fjalim ka thënë edhe se është i kushtueshëm dhe paguhet me paratë e taksapaguesve. Ndërkaq, vizitat e krerëve të institucione në organet e drejtësisë ai i ka quajtur më shumë presione se sa përkrahje ndaj tyre. Arifi i bëri thirrje qeveritarëve që të brengosen më shumë për bastisjet se sa nëse po përfiton opozita nga kjo situatë.