Publikuar me datën: Thu, Mar 17th, 2011

AAK bën gati padinë tjetër kundër Pacolli

Prishtinë, 17 mars – AAK-ja është në finalizim të lëndës ndaj Presidentit Behgjet Pacolli në Gjykatën Kushtetuese. Nënkryetari Ahmet Isufi thotë se janë duke argumentuar pretendimet edhe për shkelje të Kushtetutës nga Pacolli, kur votoi për zgjedhjen e Qeverisë. Në Presidencë thonë se nuk janë në dijeni për këtë nismë.
Gjykata e Kushtetuese e Kosovës ende pa e përfunduar “gjykimin” e nisur ditë më parë, nëse gjatë zgjedhjes së Presidentit Behgjet Pacolli janë shkelur procedurat në Parlament dhe Kushtetuta, shumë shpejt mund ta pranojë edhe një lëndë të dytë pikërisht për pretendime për shkelje kushtetuese nga ana e Presidentit të ri të Kosovës.

Kërkesën për interpretim nëse ka pasur shkelje, e ka bërë LDK-ja me mbështetje të deputetëve të AAK-së, ndërsa kërkesa tjetër që po përgatitet të dorëzohet është iniciuar nga AAK-a, e cila tani kërkon ndihmën e deputetëve të LDK-së.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka konfirmuar të mërkurën për “Express” se janë në fund të përpilimit të lëndës, të cilën, sipas tij, brenda afatit të paraparë duan ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Me gjithë dëshirën dhe përpjekjet për ta çuar Pacollin në Kushtetuese, AAK-ja ende nuk është e sigurt nëse për këtë nismë do të arrijë t’i mbledhë 30 nënshkrime të deputetëve.

“Po përgatitet që lënda sa më mirë të jetë e argumentuar. Mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve ende nuk ka filluar, sepse ende jemi në konsultime”, ka thënë Isufi.

Afati i fundit për ta deponuar kërkesën në Gjykatë është 22 marsi.
Lënda që po përgatit AAK-ja për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ka të bëjë me votimin e Pacollit për zgjedhjen e Qeverisë, pak kohë pasi ishte betuar si President.

Një zyrtar i lartë i LDK-së ka thënë me kusht anonimiteti se ekziston mundësia që deputetët e kësaj partie mos ta mbështesin iniciativën e AAK-së, pasi mendojnë se nuk mund të kenë sukses.

Në AAK, ndërsa zyrtarë të tjerë që s’kanë dashur t’’u përmendet emri kanë thënë se janë duke u zhvilluar takime mes deputetëve të AAK-së dhe LDK-së për të siguruar numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, në të kundërtën, ata thonë se AAK-ja do të tërhiqet dhe nuk do të procedojë këtë lëndë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri të mërkurën gjatë gjithë ditës nuk është lajmëruar në telefonin e tij.

Në anën tjetër, Presidenti Behgjet Pacolli vazhdon të punojë me një agjendë të përditshme dhe me planifikime për vizita jashtë vendit edhe në muajin qershor.

Në Presidencë nuk janë në dijeni për iniciativën e AAK-së për një lëndë të dytë ndaj Presidentit në Gjykatën Kushtetuese.

Ibrahim Gashi, këshilltar i parë i Presidentit, ka thënë se nuk janë në dijeni, por sipas tij, është e drejtë e deputetëve të kërkojnë çështje të ndryshme.

“Ne nuk kemi as informacion për nismën që po thoni. Sigurisht që Presidenti e ka thënë mendimin e vet, se nuk na takon neve t’i komentojmë. Njëfarë mënyre është e drejtë e deputetëve. Është çështje e tyre se duan apo nuk duan ta ngrenë dhe ne nuk duam të interferojmë as me komentet tona te puna e Gjykatës. Ne vazhdojmë punën”, ka thënë Gashi të mërkurën për Express.

Ai megjithatë është shprehur i bindur se Presidenti e ka legjitimitetin dhe legalitetin e plotë në punën që kryen.

“Megjithëkëtë ne nuk dëshirojmë të interferojmë në nismat e askujt, sepse jemi shumë të bindur se autoriteti i pavarur që është i thirrur për të interpretuar respektimin përkatësisht mosrespektimin e kushtetutshmërisë, do ta thotë fjalën e vet”, ka thënë Gashi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close