Publikuar me datën: Fri, May 21st, 2010

U rihap tuneli i Kalimashit

Kukës, 21 maj  – Është rihapur sot për qarkullim tuneli i Kalimashit, ashtu sikurse ishte paralajmëruar.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili ishte i pranishëm në rihapjen e tunelit, u shpreh se shembja e dheut muaj më parë ishte një fatkeqësi natyre.

Ai ka siguruar qytetarët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, se lëvizja në këtë tunel është pa pagesë. Pritet që fluksi në këtë tunel të kapë shifrat deri në 16 mijë automjete në ditë.

“Hyrjet dhe daljet në tunel do të jenë me turne dhe nuk do të ketë pagesë”, u shpreh Olldashi, i cili shtoi se disa u gëzuan që tuneli u mbyll, duke nënkuptuar këtu opozitën. Kreu i Transporteve u shpreh se tuneli tjetër do të hapet në shtator, çka do të bëjë tërësisht funksionale autostradën Durrës-Kukës.

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi përjashtoi faktin se shembja ishte nga gabimet njerëzore, por pohoi se shembja ishte një fatkeqësi natyrore.

Dje pasdite burime nga firma Bectel Enka konfirmuan se brenda tunelit ka përfunduar plotësisht asfaltimi dhe lyerja, ndërkohë që vazhdonte kompletimi i sistemit të ndriçimit, sigurisë përmes kamerave dhe vendosja e sinjalistikës së duhur.
Të parët që mirëpresin hapjen e tunelit janë drejtuesit e automjeteve, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë shfrytëzuar rrugën sipër tij apo rrugën e vjetër nacionale.
Tuneli i Kalimashit, me gjatësi 5.5 kilometra, pjesë e autostradës Durrës-Kukës u mbyll nëntorin e vitit të kaluar pas shembjeve në brendësi të tij. Inagurimi i tunelit qe bërë më qershor të vitit 2009ë. Shembjet bllokuan dhjetëra metra gjatësi të tunelit, duke e bërë atë tërësisht të pakalueshëm. Rihapja e tunelit  pritet të shtojë fluksin e qarkullimit, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close