Publikuar me datën: Fri, Aug 19th, 2011

Ramadan Xhinovci – Poezi ; DO SHETIS SHQIPËRINË

Ramadan Xhinovci

Poezi

 

DO SHETIS SHQIPËRINË

 

Kam andrrue Shqipërinë t’a shoh,

të shetitem atje, në anë për anë,

në Malësi, Mirëditë e Kavajë,

që nga Shkodra deri në Sarandë.

 

Bjeshket e egra të kësaj Malësije,

nëpër shekuj që s’ndryshuan fare,

ku Bajram Curri luftoi me shok,

që Shqipërinë t’a shoh të madhe.

 

T’a shoh Vloren e Ismajl Qemajlit,

ku ngriti flamurin tonë kombëtar,

Krujen krenare n’maje të bjeshkës,

legjendë e pa thyer e kombit tonë.

 

Durrësin, në brigjet e Adriatikut,

që shumë pushtuesve u bani ball,

Tiranen, qendrën e gjith shqiptarëve,

që t’shperndar janë, tanë n’Ballkan.

 

Durrësin e Vlorën atje n’bregdet,

si dritare shprese për n’perendim,

antiken Romake, Ilire e Thrakase,

Butrintin e lasht, këtë muze të gjall.

 

Të shoh Shëngjinin me Fushë Krujë,

Beratin, Korçen, deri n’Elbasan,

do t’a shetisë krejt Gjirokastren,

do të takoi miqët, që atje i kam.

 

Sa me qejf do t’a shetisë Beratin,

Berat, emrin djalit une i’a kam dhan,

po edhe Saranden atje krejt në jug,

këtë emer t’bukur vajza ime mbanë.

 

Të shoh Bunen, Drinin e Devollin,

me uj të pastër e t’bekuar shumë,

do t’shetisë të gjitha brigjet e detit,

që gjith kohës vendit, hieshi i dhanë.

 

Sot shumë miq n’Shqipëri une kam,

dua t’i shoh ata, e të hjek këtë mall,

nuk mungojn as motërzat e mija,

gjithë andej që n’Shqipëri i kam.

 

N’Tiranë kam Edipin dhe Xhevairin,

Kujtim Stojkun dhe shumë të tjer,

n’Krujë Fatosin, nga Vlora Dhimitrin,

Suzi n’Gjirokastër, Kozetën Tepelenë,

 

Mos t’i harrojm e mos t’u him në hak,

Hektorin Korçar, Dëshirën e Spiron,

Kristaqin, Kudretin, Lilianën e Nikollën,

Meritën Shkodrane, Valterin e Venkën.

 

E kishim t’ndaluar edhe t’i permendim,

edhe t’andërrojm për tokën tonë Amë,

gjithë në zemer këtë dëshirë mbajtëm,

sot, nuk ka fuqi ma, këtë t’na e ndaloi.

 

Shumë gjak u derdh që kjo t’arrihet,

si n’këtë anë, e ma shumë andej,

trimat me fletë, kësaj vallje i prinë,

shemben gurët, shenjë e ndarjës tonë.

 

Mos t’lejojm të na prishet andërra,

Nanë Shqiperisë, gjithë i kemi than,

t’kote e kanë t’gjithë këta Piromana,

kundër bashkimit që po trumbetojnë.

 

Ty, o shekull që na shumë të pritem,

ndërrove shumëçka, k’tu në Ballkan,

Shqiptarët e ndar, si gjithë nër shekuj,

sot i bashkove, të ndar ma s’janë.

 

 

Heigenbrücken, Shtator, 2000

Ramadan Xhinovci

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close