Publikuar me datën: Mon, Jun 6th, 2011

Anashkalimi i Presidentes për FSK-në, antikushtetues

Prishtinë, 6 qershor – Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, e ka parë antikushtetues mospërfshirjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për ta pajisur Forcën e Sigurisë së Kosovës me kapacitete policore nëpërmjet një draftmemorandumi të përgatitur nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ai i FSK-së,  Agim Çeku.

“Anashkalimi i presidentes së Kosovës, që ka të bëjë me këtë memorandum, është shkelje e Kushtetutës dhe nuk është në rregull”, ka thënë Qehaja të dielën.

Se presidentja është dashur të kishte rol kyç në konsultimet për t’ia ndërruar statusin FSK-së janë shprehur edhe opozita dhe shoqëria civile.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se presidenti i vendit është niveli më i lartë i përfaqësimit të sigurisë së vendit.

Analisti i politikave te lëvizja “Fol”, Armend Mazreku, ka thënë se presidentja është dashur ta luante rolin parandalues për punën e draftmemorandumit për policizimin e FSK-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ai i FSK-së, Agim Çeku, kanë përgatitur një draftmemorandum për angazhimet e FSK-së. Draftmemorandumi, një kopje të të cilit “Koha Ditore” e ka publikuar ditë më parë, angazhon Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe në “arrestimin e delikuentëve dhe mbajtjen e tyre derisa t’i dorëzohen policisë”, por edhe për “menaxhimin e situatave që dalin jashtë kontrollit”, dhe “kontrollimin e turmave në rrugë dhe në tubime”.

Kushtetuta e Kosovës, neni 84, që flet për kompetencat e presidentit të Kosovës pika 12, thotë që “presidenti është komandant suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës”.

Ilir Deda, këshilltar politik i presidentes Jahjaga, ani se të dielën nuk ka dashur që të prononcohet për rolin e shefes së tij kundrejt ndërmarrjes për policizimin e FSK-së, ai e kishte pranuar një ditë më parë për gazetën se Jahjaga ka qene jashtë diskutimeve për ndryshimin e kompetencave të FSK-së.

Mirëpo eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka thënë të dielën se presidentja është dashur të ishte pjesë e diskutimeve për punën e rikonfigurimit të FSK-së.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë që sido që të ketë ndodhur, presidentja  Jahjaga nuk ka si të anashkalohet nga procesi i konsultimeve për punën e ndryshimit të statusit të FSK-së.

Analisti i politikave te lëvizja “Fol”, Armend Mazreku, ka thënë se presidentja Jahjaga është dashur të reagonte përballë draftmemorandumit për FSK-në.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close