Publikuar me datën: Tue, Mar 15th, 2011

CKA I BASHKON SHQIPTARËT?

Nga Lek Mrijaj

 

1 – Gjaku dhe gjuha – Shqiptarët i ndajnë shumë gjëra, por mbi të gjitha ata i bashkon gjaku dhe gjuha e tyre. I bashkon etnogjeneza e tyre e përbashkët. I bashkon trungu i fortë antik pellazgo-ilir. I bashkojnë gjenet e njëjta dhe formimi i tyre psiqik e shpirtëror, që e ka burimin nga parahistoria njerëzore. I bashkon arti dhe kultura e njëjtë. I bashkon gjuha e unifikuar letrare dhe alfabeti i përbashkët latin. I bashkon emri Shqipëri dhe shqiptar. I bashkon kombi shqiptar.

 

2 – Besa dhe burrëria – Shqiptarët, përvec tjerash, i bashkon edhe Besa dhe Burrëria e tyre e fortë, unike dhe legjendare. Besa dhe burrëria e shquajnë kombin tonë nga kombet tjera. Ato janë karakteristikat dalluese të karakterit të shqiptarit, nga të cilat ndër shekuj e mijëvjecarë ka rrezatuar vetëm besnikëri, ciltërsi, ardhedashuri, qëndresë dhe liri. Besa dhe burrëria shqiptare ende jetojnë në zemrat dhe në shpirtin e shqiptarëve, duke i fisnikëruar dhe bashkuar ata vazhdimisht, përballë cdo armiku e furtune.

 

3 – Arti dhe kultura – Shqiptarët i bashkon edhe arti e kultura e tyre e lashtë dhe e re. Arti dhe kultura e tyre e zhvilluar, autentike dhe origjinale. Një art dhe kulturë e pastër, e qytetëruar e humaniste. E zhveshur nga cdo nacionalizëm, shovenizëm dhe racizëm. Një art dhe kulturë e fortë që cau mes për mes mijëvjecarëve të pushtimeve të huaja dhe errësirës dekadente të mesjetës. Një art dhe kulturë që synon ardhmërinë më humane e paqësore të njerëzimit.

 

4 – Atdheu – Shqipëria Etnike – Përvec gjakut e gjuhës, besës e burrërisë, artit e kulturës,…, shqiptarët mbi të gjitha i bashkon atdheu i tyre i shenjtë – Shqipëria Etnike. Shqiptari, që kur s’mbahet mend, ka pasur një nderim dhe dashuri hyjnore për tokën e tij, për atdheun e tij: Ilirinë – Arbërinë – Shqipërinë.

 

Iliro-shqiptari e ka dashur dhe e don ZOTIN , jetën, kombin, lirinë, familjen, popujt tjerë, mirëqenien, gjuhën, artin, kulturën, arsimin,…, por, mbi të gjitha ai e ka dashur dhe e don tokën e tij – Atdheun, sepse pa tokë e atdhe, nuk ka as jetë, as komb, as liri,…

 

Kur ka qenë në rrezik jeta e Atdheut, iliro-shqiptari kurrë nuk e ka kursyer jetën e tij, e ka dhënë atë në altarin e lirisë – në fushëbetejë, me këngë në gojë e armë në dorë, që të jetojë Atdheu. Deviza e tij luftarake dhe jetësore qe dhe mbeti: Atdheu mbi të gjitha!

 

Prandaj, edhe dje, edhe sot, edhe nesër, brohoritja e shqiptarit ishte, është dhe do të jetë: Shqipëria Etnike mbi të gjitha

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close