Publikuar me datën: Mon, Mar 7th, 2011

KUJDES ! MJEKËT TANË TË SËMURIN PA QENË I TILLË JANË MATERIALIZUAR !

KUJDES ! MJEKËT TANË TË SËMURIN PA QENË I TILLË JANË MATERIALIZUAR !

Platoni para shumë shekujsh pat konstatuar se: ‘’Gabimi më i madh i mjekëve është se ata mundohen ta shërojnë trupin e njeriut pa u përpjekur ta shërojnë shpirtin e tij. Megjithatë shpirti dhe trupi përbëjnë në vete një tërësi dhe s’mund të shërohen veç e veç”. Sa keq që këtë të vërtetë e dinë shumë pak mjekë dhe kështu me fjalët e tyre të pamatura dhe me dyshimet e pabazuara, në vend se të ndihmojnë në shërimin e pacienteve, ndihmojnë në rënien shpirtërore të tyre dhe në shfaqjen e sëmundjeve të paqena.

“Zonjë juve keni kancer, s’jam i sigurt njëqindpërqind, meqë EHO aparati im nuk është kolor, prandaj duhet të shkoni në ekzaminim edhe te XX mjeku sepse aparaturat e tij janë më të sofistikuara. Megjithatë ju njoftojë se kështu fillon faza e parë e kancerit” – iu përgjigj një të afërmes sime, gjinekologu (këtë herë po ia kursej emrin), pas vizitës së parë që po ia bënte dhe, si për ta bindur, i lëshoi në duar një vizatim të nxjerr nga kompjuteri ku vëreheshin disa njolla të nxira e që sipas tij duhet të ishin themelet e një kanceri të ardhshëm.

Menjëherë pas daljes nga ordinanca, pacientes, që deri atëherë nuk jepte përshtypjen e një të sëmure, filloi t’i dridhej i tërë trupi dhe fytyra i mori një pamje të zverdhur. Fitoi një bindje të thellë se vërtetë është ashtu, pasi ai mjekë njihej si gjinekolog me zë. Fëmijët e saj filloi t’i shihte me shumë nostalgji, thua se së shpejti do t’i linte. U deshtë të dërgohet jashtë shtetit, ku mjeku i huaj me qetësi konstatoi se ato janë vetëm disa cista të cilat pëlcasin dhe zhduken vetvetiu, duke e këshilluar se nuk kishte vend për shqetësim dhe duke na porositur që t’i bëjmë të fala mjekut tonë dhe ti themi se: “Mjeku më parë, ndihmon shërimin me fjalë e pastaj me ilaçe”.

Personalisht para tetë vitesh kisha dhembje koke. Pas rekomandimit për të bërë një EEG, iu drejtova një klinike private në Prizren. Pasi pagova jo pak, neuropsikiatri prizrenas S. Vranica (gjoja me nam), që vinte nga spitali i Prishtinës, duke shikuar të dhënat e analizës mu drejtua:

-Ti e ke humbur vetëdijen prandaj ke ardhur apo jo?

-Jo iu përgjigja, asnjëherë ne jete në jetë as që më ka rënë të fikët, vetëm se më dhëmb koka.            Me një gjakftohtësi të çuditshme, thua se po më tregonte rezultatin e një ndeshjeje futbolli më tha, tekstualisht, kështu:  “Këtë herë po ju jap Bensedin 5mg, kur ta humbni vetëdijen e të qitni shkumë prej goje, hajdeni tek unë”. Mbeta i shtangur! Ai dukej shume i sigurt ne atë qe thoshte. Ndjeva trishtim. Insistova që të më shpjegojë me gjuhë më popullore se cili është problemi im dhe si pasojë e çkafit mund të ketë ardhur. Me përtesë mu drejtua duke më treguar një grafikë në kompjuter: “Problemi yt është se këto vijat këtu janë më të mëdha e këto më të vogla…”, sikur unë të ishte nxënës parashkollor dhe atë me një ton që të ma bënte të ditur se nuk duhet ta shqetësojë më gjatë. Pas disa javësh dhembjet më pushuan plotësisht dhe kaluan vite e parashikimet e tij ogurzeza kurrë nuk u bënë realitet.

Shumë nga mjekët tanë në këtë mënyrë trajtojnë pacientët. Do doja që fjalët e mia të ishin pallavra kot. Por sa është kjo e vërtetë e dinë të gjithë ata që u ka rënë të vizitohen tek mjekët, të cilët në trupin e tyre kanë zbuluar sëmundje që nuk i kanë pasur, e që ndoshta s’do ti kenë, kurrë në jetë. E dinë të gjithë ata që nga recetat “loto” të mjekëve kanë përdorur barna të gabuara dhe që në shtëpi kanë nga një minibarnatore me barna të blera pa nevojë.

Platoni para shumë shekujsh pat konstatuar se: ‘’Gabimi më i madh i mjekëve është se ata mundohen ta shërojnë trupin e njeriut pa u përpjekur ta shërojnë shpirtin e tij. Megjithatë shpirti dhe trupi përbëjnë në vete një tërësi dhe s’mund të shërohen veç e veç”. Sa keq që këtë të vërtetë e dinë shumë pak mjekë dhe kështu me fjalët e tyre të pamatura dhe me dyshimet e pabazuara, në vend se të ndihmojnë në shërimin e pacienteve, ndihmojnë në rënien shpirtërore të tyre dhe në shfaqjen e sëmundjeve të paqena.

Sigurisht se do të ishim të padrejtë t’i fusnim të gjithë ne një thes. Kam parë një mjeke që me shumë durim dhe gjentilencë harxhoi 20 minuta kohë për ta  bindur një pacientë se ankesat për shqetësimet në zemër, që bënte ai, nuk kishin asnjë bazë organike dhe vinin si pasojë e ndonjë stresi, dhe marrja e çfarëdo medikamenti vetëm sa e dëmtonte më shumë shëndetin. Dhe ky nuk është rasti i vetëm kur kam has në mjekë të mrekullueshëm dhe te përgatitur ne çdo fushë për të ushtruar profesionin e tyre fisnik, prandaj publikisht shpreh respektin për ata dhe u bëj të ditur se artikulli im nuk ka të bëj me ta , shumë respekt për ta, por ka të bëj me pseudomjekët të dashuruar pas ‘’mençurisë së tyre’’ dhe parasë.

Pra deri sa të funksionojë shteti dhe ligji, të verifikohen licencat, të ndahet shapi nga sheqeri, keni kujdes kur shkoni tek mjeku dhe kur zgjedhni ata dhe ordinancat e tyre nëpër bodrume. Sepse mund të shkosh për një puçërr, për një grip a për një kollitje të thjesht, e të dalësh nga aty me “kancer”, ”epilepsi” a kush e di çfarë tjetër që mund të pjellë vetëm mendja e shkurtër dhe syri i pangopur për para.

 

 

 

· · Shpërndaje · Fshije 

  •  

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close