Publikuar me datën: Sun, Feb 27th, 2011

Shaban Polluzha – Komandant i Brigadës së Drenicës

 

Shaban Polluzha – Komandant i Brigadës së Drenicës

Duke u bazuar në kuvendet e Lidhje së Dytë të Prizrenit, në Kuvendin e Mukjes dhe të Skenderajt, qarqet patriotike dhe intelektuale shqiptare vendosin që shqiptarë, ardhmërinë e tyre ta vendosin sipas përcaktimit demokratik dhe ta mbrojnë me forcën e saj kombëtare. Sipas vendimit të Kuvendit të Skenderajt, Drenica duhej ta formoj një formacion ushtarak, i cili do t’i kundërvihet politikës pushtuese sllave e komuniste dhe fatin e vet ta orientojë kah aleatët perëndimorë, për një sistem demokratik. Ajo duhej të vepronte me mjeshtri, sepse planet ishin që kjo brigadë dhe të tjera në Drenicë e Kosovë të formohen më vonë deri në pranverë, në mënyrë që me sukses të vendosin për fatin e vet. 

Mirëpo, duke i ditur të gjitha këto plane, qarqet komuniste, donë t’a shpejtojnë këtë proces dhe ta asgjësojnë në dimër, në mënyrë që të pengohet shpërthimi i një kryengritje, a një luftë në pranverë, ngase po të pritej deri në pranverë, vështirë se do të përmbysej.

Ndërkaq, përkundër të gjitha planeve serbe e komuniste, krerët shqiptarë të Drenicës e formojnë këtë Brigadë kombëtare. Brigada e Drenicës synon realizimin e aspiratave të veta kombëtare e demokratike jashtë bashkëluftimit dhe jetës së përbashkët me sllavë dhe me sistem komunist. Kjo është e qartë dhe dihej se sistemi komunist mbronte interesat sllave-ortodokse. Për këtë këshilli iniciativ për formimin e Brigadës së Drenicës, për komandant e propozon Shaban Polluzhën, me qëllim që ndoshta, ai do ta shtyejë luftën deri në pranverë, apo deri sa të mobilizohen forcat kombëtare të Kosovës, gjë që po të realizohej kjo, do të sjellte lehtësi në punën ose luftën kombëtare në Drenicë dhe në gjithë trevën shqiptare. Ky parashikim u bë i parealizuar, sepse qarqet komuniste e shohin të ngutshëm momentin për t’a sulmuar Brigadën e Drenicës dhe për ta evituar atë rrezik, sepse po të pritej deri në pranverë, do të paraqitej rrezik për shtypjen e saj. Faktikisht, kjo mund të bëhej vetëm në këtë kohë dimri.

Kuvendi themelues, emëroi si komandant Shaban Polluzhën siç u cek më parë dhe shtabin e saj të përbërë nga:

Miftar Bajraktari zëvendës-komandant dhe anëtar shtabi
Mulla Ilias Broja
Rexhep Gjeli
Azem Oruçi
Jetullah Rezalla
Mehmet Gradica (më vonë)
Rifat Kotorri komesar politik

Që të gjithë këta ishin anëtarë të Ballit Kombëtar. Shaban Polluzha asgjë nuk vendoste krye në vete, por në bashkëpunim me anëtarët e shtabit të brigadës.

Planet për operacione dhe drejtimin e tyre i caktonin në shtab, bashkë me anëtarët e Shtabit të Brigadës dhe komandantët e batalioneve. Kurse, komesari politik i Brigadës konsultohej për rrethanat që mund të krijohen brenda në brigadë, në regjion dhe më gjerë në opinion shqiptar, jugosllav dhe ndërkombëtar. Shaban Polluzha kujdesej për ruajtjen e popullësisë dhe ushqimin e luftëtarëve, që i jepte populli si ndihmesë.

Ai me t’u bashkuar me Mahmet Gradicën, duke parë lodhjen nga pleqëria, udhëheqjen e luftës ia beson Mehmet Gradicës. Mehmeti bëri ri-organizimin ku çdo herë edhe vet merrte pjesë në front dhe i përfshinte të gjithë luftëtarët, disa nga të cilët pra ca kohësh më pak merrnin pjesë në front. Ndonëse edhe Mehmet Gradica asnjëherë nuk punoi krye në vete edhe pse vetë udhëheqte luftën, gjithnjë konsultohej me Shabanin dhe me shokët e shtabit.

Pajtimi i drenicasve te Kroi i Brabaniqit

Përpjekja e qarqeve serbe në Mitrovicë, për të ndarë Brigadën e Drenicës në tri pjesë, me anë të një “marrëvshje”, dështoi. Gjatë një marshimi, anëtarët e Shtabit marrin qëndrim që brigada të ndalet për një çast në një fushë pranë Kroit të Brabaniqit për t’u treguar se mes Brigadës së Drenicës dhe forcave komuniste nuk do të kalojë shumë kohë e do të fillojë lufta. Pasi u ndalë, Shaban Polluzha hip në pak më lart në një shpat dhe fillon fjalimin.

“Vllazën, na jena pëcaktue për me vendos na vet për fatin tonë. Na kërkojna vendosjen demokratike, të gjithë shqiptarët të bashkuar, e jo t’bahemi argatët e huaj. Na për me fitue lirinë komtare, duhet me luftue dhe me fitue vet me luftën tonë komtare, se lufta e përbashkët me shkije e komunistat tonë, nuk na e sjellin lirinë tonë komtare. Mirëpo, na jena mundue, dhe do të mundohemi, që luftën ta shtyjmë deri sa ka mundësi sa të bashkohen forcat komtare të Kosovës, ose derisa të dalim në pranverë, se dimni ka vshtirsitë e veta, e na duhet me kanë të gatshëm për luftë, e cila pritet së shpejti me fillue. Mirëpo ju duhet me ba pajtimin komtar, dhe ti falni të gjitha gjaqet e ngatërresat që i keni dhe luftë të luftoni bashkarisht dhe të vdisni njani pranë tjetrit, tuj luftue”

Vendimi për shkuarje në drejtim të Podujevës

Kreu i Brigadës, para se të shkojnë në drejtim të Podujevës, vendosin t’a mbajnë edhe një mbledhje konsultative, se si të veprohet për qëllimin e lëvizjes së Brigadës dhe për drejtimin e saj. Ky vendim duhej të mirrej pas një analize gjenerale, që do ta bëjë i gjithë kreu kombëtar i Drenicës. Në këtë mbledhje duhej të jipte mendimin edhe Mehmet Gradica, sepse ai e dinte se deri në çfarë mase kishte përgatitur bashkëpunimin me Shalën dhe Ahmet Selacin për bashkëluftim.

Udhëheqja e Brigadës së Drenicës, Mehmet Gradicën e bëjnë me dije që, natën në mes të 19 e 20 janar 1945, të shkojë në një tubim në Krasmirofc apo Dubofc të Drenicës, në të cilin marrin pjesë Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Mulla Ilias Broja e të tjerë. Mahmet Gradica përkundër të ftohtit të madh, i merr me vete tre shokë dhe shkon në tubim, në vendin e caktuar. Në këtë mbledhje të krerëve dhe prijësve të Brigadës së Drenicës, nuk e mohojnë gjendjen e vështirë dhe të rëndë në të cilën gjendej Kosova dhe shqiptarët, por marrin vendim se do të luftojnë e do të vdesin që të gjithë, por nën Serbi dhe nën sistemin komunist nuk pranojnë të jetojnë. U tha të veprojnë si të mundën për ta shtyrë luftën deri në pranverë apo deri sa të mobilizohen edhe anët tjera shqiptare. “Konstatohet se forcat serbe e komuniste do ta sulmojnë Drenicën së shpejti, por ne do të luftojmë e nuk do ta pranojmë një nënshtrim ndaj forcave sllave e komuniste në tërësi” u tha në fund të bisedës.


Amaneti i Shaban Polluzhës

Brigada e Drenicës, më 17 shkurt 1945, nën komandën e Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, marrin vendim që të kalojnë në Shalë, në mënyrë që të bashkohen me forcat e Ahmet Selacit, për t’u bërë një forcë më e madhe. Kjo bëhej për arsye se atje kishte luftëtarë të pushuar nga lufta e kur të bashkoheshin me luftëtarët e Drenicës, duke vepruar sipas marrëveshjes së bërë midis Ahmet Selacit dhe Mehmet Gradicës, të zgjerohet lufta edhe në Shalë. Por as kjo ide nuk u realizua. Shabani dhe Mehmati duke i parë mos-sukseset e tyre në këtë drejtim, marrin vendim që të kthehen në Drenicë. Kur këta kaluan lumin Sitnica, më 19 shkurt 1945, urdhëruan luftëtarët që të shpërndahen dhe të shkojnë në grupe të vogla. Kështu brenda një dite, shumica e tyre u shpërndanë, ndërkaq me Shabanin dhe Mehmetin mbretën vetëm nja 80 veta. Këta, pas një nate që kaluan në Gllanasellë dhe në fshatin Bezheniq, natën kaluan prej Bezheniqi në Tërstenik dhe të nesërmen tërë ditën luftuan kundër forcave serbe e komuniste. Këtu Shaban Polluzha, Mehmet Gradica dhe shokët tjerë shohin se shpëtim nuk kanë ndonëse që më herët kishin vendosur të luftonin deri në fitore ose deri në vdekje. Duke parë se askush nuk u ndihmoi dhe koha e dimrit e bëri të veten, për të cilën e kan ditur me kohë, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica ashtu sikur Azem Bejta e lanë amanet që “dora e shkaut mos t’ua prekë kufomën”. Kështu pas vdekjes, të afërmit kufomën e tij e hudhën në lumin Drenica, e lëshuan në vendin e quajtur Bresillë, kurse kufomën e Mehmetit e varrosën në një vend të fshehtë, në Makresh. Dy muaj pas lufte, familjet e tyre ia nxjerrin kufomat e tyre dhe i varrosin në varrezat e fshatit, Shabanin në Polluzhë, kurse Mehmetin në varrezat e fshatit Gradicë.

Kandhaon nuk është në linjë Përgjigju duke cituar
I vjetër 1.4.2009, 00:13 #9
Bisha
Kandhaon
Anëtarësuar: 8.2006
Vendndodhja: Në breshta, mes bredhave,
Luftëtarët e Kastratëve të Polluzhës pjesëmarrës në luftëra gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

1. Shaban Polluzha në Pazar, Kolashin, Mal të Zi dhe në luftën e Drenicës
2. Tafë Kastrati në Kolashin dhe në luftën e Drenicës
3. Ali Kastrati, në Kolashin dhe në luftën e Drenicës
4. Smajl Kastrati, në Rozhajë e Drenicë
5. Nazif Kastrati, në Rozhajë, në përbërje të ushtrisë shqiptare dhe në Drenicë
6. Abdyl Kastrati, në Kolashin dhe Drenicë
7. Hasan Rexhë Kastrati, ———-II———-
8. Halim Xhemajl Kastrati, ———-II———-
9. Nezir Kastrati, në Drenicë
10. Hamit Brahim Kastrati, ——II——
11. Ramadan Kastrati, ——II——
12. Zeqë Kastrati, ——II——
13. Muhamet Kastrati, ——II——
14. Rrustem Kastrati, ——II——
15. Hajdin Kastrati, ——II——
16. Met Mahmuti, ——II——
17. Sheremet Mahmuti, —–II—–
18. Dan Muslia, ——II——
19. Sylejman Kastrati, ——II——
20. Hasan Kastrati, ——II——
21. Shaban Mehmet Kastrati, —-II—-
22. Shaban Maloku —-II—-
23. Hasan Hiseni i Samadrexhës, rrogëtar në shtëpinë e Shaban Polluzhës.

Përgjigju duke cituar

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close