Publikuar me datën: Mon, Jan 31st, 2011

Prishtinë, 31 janar – Ende pa u bërë tri vjet nga miratimi Kushtetutës së Kosovës, janë shtuar zërat që kërkojnë ndryshimin e saj. Akti më i lartë ligjor, i cili për bazë ka marrë Pakon e Ahtisarit, sipas ekspertëve, duhet të ndryshohet, me qëllim që të sanksionojë dhe verifikojë sovranitetin e shtetit të ri.
Ekspertët për çështje kushtetuese thonë se Kushtetuta aktuale e vendit ka shumë zbrazëti, që kanë mbetur për shkak të rrethanave, të cilat e kanë determinuar tekstin kushtetues.
Njëri nga anëtarët e Grupit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Fatmir Fehmiu, thotë se ndryshimet duhet të fillojnë sa më parë.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është nxjerrë në rrethana të jashtëzakonshme dhe si e tillë, ajo e ka luajtur rolin e vet për këta tre vjet. Por, ka edhe elemente, të cilat nuk sigurojnë për të ardhmen një zhvillim të mirëfilltë të zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”.
“Prandaj, është tejet e nevojshme që ndryshimet të fillojnë sa më parë, duke pasur parasysh se tash jemi shtet i pavarur, sovran dhe me këtë Kushtetutë të sanksionohet dhe verifikohet sovraniteti dhe pavarësia e Republikës së Kosovës”, thotë Fehmiu për Radion Evropa e Lirë.
Kushtetuta e Kosovës është një dokument, i cili më vete përmban shumë elemente politike, që e kanë çuar Kosovën drejt një pavarësie të mbikëqyrur, thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami.
Bajrami, i cili, po ashtu, ka qenë anëtar i Grupit për hartimin e Kushtetutës, konsideron se Kushtetuta duhet të pësojë ndryshime, duke filluar nga vetë institucioni i presidentit të Republikës.
“Kushtetuta është e miratuar në një kontest politik të një marrëveshjeje ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës, dhe mendoj se këto kufizime të pavarësisë duhet kuptuar edhe një kohë si një ndihmesë për Kosovën, po në momentin e caktuar duhet të mundësohet që Kosova të ketë një kushtetutë plotësisht funksionale, pa elemente politike, me standarde vërtet evropiane, në mënyrë që demokracia jonë të jetë sa më funksionale”, vlerëson Bajrami.
Sipas Bajramit, legjislatura e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, mund të bëjë ndryshime, por pa i prekur drejtpërdrejt çështjet kalimtare të Pakos së Ahtisarit.
“Sa i takon ndryshimeve kushtetuese që nuk prekin Pakon e Ahtisarit, faktori ndërkombëtar nuk do të bëjë probleme dhe do t’i certifikojë ato ndryshime, sepse së fundi këto janë çështje të qeverisjes së brendshme, p.sh mënyra se si do ta zgjedhim presidentin, apo me cilin sistem do t’i mbajmë zgjedhjet, janë çështje e brendshme që nuk ka kurrfarë refleksioni ndërkombëtar”, shprehet Bajrami.
Eksperti Fatmir Fehmiu vlerëson se njerëzit, të cilët merren me të drejtën kushtetuese, duhet që në mënyrë të qetë të bëjnë një strategji për ndryshime.
Fehmiu thekson se Kushtetuta e re nuk duhet të ketë formula politike të papërfunduara.

“Duhet të ketë gjuhën kushtetuese të saktë, edhe atë gjuhë kushtetuese, e cila nuk mund t’i lejojë dikujt që normat të interpretohen në mënyra të ndryshme dhe të krijohet konfuzion dhe paqartësi në jetën jo vetëm juridike, po edhe në jetën e përditshme praktike”, thekson Fehmiu.
Kushtetuta aktuale e Kosovës mund të ndërrohet me tri procedura, thonë ekspertët. E para – me një shumicë prej 2/3 të Kuvendit të Kosovës; pastaj me shumicën e dyfishtë. Dhe, faza e tretë – çfarëdo ndryshimi i Kushtetutës duhet të certifikohet nga prezenca civile ndërkombëtare.
Ndër problemet më të mëdha në zbatimin e Kushtetutës së Kosovës mbetet shtrirja e autoritetit në gjithë vendin. Institucionet vendore ende nuk po arrijnë të shtrijnë pushtetin e plotë, për shkak të funksionimit të strukturave paralele serbe, të mbështetura nga Beogradi.
Kushtetuta e Kosovës është miratuar më 9 prill të vitit 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close