Publikuar me datën: Sun, Mar 31st, 2013

10 vjet në kërkim të shkakut që i mori jetën e të birit

Nuk ka reshtur së trokituri në dyert e institucioneve të drejtësisë për gati 10 vjet radhazi. Kërkon zbardhjen e rrethanave të vdekjes së birit të tij. Por, deri më tani askush nuk i është përgjigjur Sadik Thaçit, babit të Ardianit, njërit prej pesë viktimave në trazirat e 4 shtatorit të vitit 2003, në Burgun e Dubravës.

Trazirat kishin ndodhur kur disa nga të burgosurit ishin rebeluar dhe po kërkonin kushte më të mira në burg. Kur ekipet e burgut ndërhynë për ta qetësuar situatën, disa të burgosur u vunë zjarrin disa dyshekëve, dhe me këtë rast u shkaktua një zjarr, i cili sipas raportit të hetuesisë së UNMIK-ut është shkaktar i vdekjes së pesë personave.

Por Thaçi ka thënë se ai nuk është i bindur se zjarri është shkaktari i vdekjes së Ardianit.

Ai për këtë mban përgjegjës autoritetet e UNMIK-ut, të cilat në atë kohë e menaxhonin burgun, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

“Konventa e së drejtës për jetë, në Burgun e Dubravës u shkel shumë rëndë nga njerëzit që udhëhiqnin dhe menaxhonin burgun”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se nuk do të ndalet derisa përgjegjësit e këtij rasti të dënohen.

Sipas tij, vendimi për t’i qetësuar të burgosurit e rebeluar me anë të forcës, i solli vdekjen birit të tij dhe katër të burgosurve të tjerë.

“Ndërhyrja me forcë nga ekipet e intervenimit e solli vdekjen e birit tim dhe katër të burgosurve të tjerë”, ka thënë Thaçi. Ai thotë se asnjëherë nuk është kryer ndonjë hetim i mirëfilltë për mënyrën e vdekjes së Ardianit dhe 4 të burgosurve të tjerë. Ai kërkon nga institucionet kosovare të drejtësisë që të hetojnë rastin dhe t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close