Publikuar me datën: Sat, Jan 15th, 2011

“Vetëvendosje” thotë se PZAP-i po punon për PDK-në

Prishtinë, 15 janar – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po punon për Partinë Demokratike të Kosovës, vlerësoi të premten lëvizja “Vetëvendosje”. Lëvizja e Albin Kurtit është shprehur e shqetësuar me vendimin e PZAP-it nga e enjtja për rinumërimin e tetë vendvotimeve në Deçan, Drenas, Skënderaj dhe Malishevë, ku qe votuar më 9 janar.
Anëtari i “Vetëvendosjes”, Alban Krasniqi tha se subjekti ku ai operon i kishte kërkuar PZAP-it anulim të votave të vendvotimeve të përshkuara me parregullsi, e jo urdhër për rinumërim të të njëjtave vota. Ai nuk e ka parë vendimin e PZAP-it asgjë më shumë se një shërbim për partinë e Thaçit. “Vendimi për rinumërimin e votave i shkon në favor partisë në pushtet, meqë PZAP-i veç ia ka bërë një favor asaj për kryerjen e pazareve të brendshme apo balancës të votave të kandidatëve të saj. Vendimi nuk është kurrgjë tjetër, pos rregullim i letrave të PDK-së për nevoja të brendshme të saj”, ka theksuar Krasniqi. “Përgjigjja e PZAP-it, që ka ardhur, nuk ka të bëjë me natyrën e ankesave që i ka bërë lëvizja ‘Vetëvendosje’ për parregullsitë. Natyra e ankesave tona nuk ka të bëjë me kërkesën për rinumërim të votave, por me anulimin e tërësishëm të votave  të vendvotimeve, ngase në këtë rast prapë janë duke u rinumëruar votat e keqpërdoruara”.
Anëtari i “Vetëvendosjes” ka theksuar se qasja e PZAP-it kundruall ankesave nuk është në funksion të parandalimit të parregullsive në zgjedhje.
“Thjesht, ky organ veç po e legalizon hajninë që ka ndodhur. Me veprimet e veta është duke stimuluar edhe më shumë keqpërdoruesit”. Anëtari i “Vetëvendosjes” ka akuzuar PZAP-in që kundrejt pranimit të ankesave të “Vetëvendosjes” jo që është strikt në rrafshin e aplikimit të afatit ligjor, por me prapavijë është treguar i tillë.
“PZAP-i për vonesë prej shtatë minutave nuk i ka pranuar disa ankesa tonat, ani se vetë zyrtarë të saj kishin thënë se do t’i marrin në konsideratë”, ka thënë Krasniqi. “Për PZAP-in më shumë rëndësi ka vonesa prej shtatë minutave sesa shkeljet që kanë ndodhur në zgjedhje”, ka vlerësuar ai.
Më gjerësisht për këtë në numrin e sotëm të gazetës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close