Publikuar me datën: Sun, Mar 13th, 2011

“Vetëvendosje”: Negociatat e krijojnë Republikën Serbe përbrenda Kosovës

Prishtinë, 13 mars – Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se me Serbinë nuk duhet të negociohet, sepse negociatat e krijojnë Republikën Serbe përbrenda Kosovës.
“Vetëvendosje” ka organizuar të shtunën aksionin e parë në Prishtinë, nga një cikël i aksioneve të ngjashme që i ka paralajmëruar, në kuadër të, siç kanë thënë, fushatës për vetëdijesimin e popullit kundër negociatave me Serbinë.
Aktivisti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë se me Serbinë nuk duhet të negociohet, sepse negociatat e integrojnë Serbinë në Bashkimin Evropian.
“Negociatat e bëjnë Kosovën të kontrolluar nga Serbia”, ka theksuar ai. “Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës”. Hyseni është shprehur se me Serbinë nuk duhet negociuar, sepse ky shtet nuk po e ndryshon Kushtetutën e saj ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë. “Serbia nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit të njëzetë”, ka thënë ai. “Serbia nuk i ka dorëzuar kriminelët serbë të luftës”. Hyseni ka thënë se Serbia nuk i ka kthyer trupat e rreth 1800 të të pagjeturve dhe nuk jep informacione për ta. “Serbia nuk i ka paguar dëmet e luftës dhe  të okupimit”, është shprehur ai. “Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata”.
Aktivisti i “Vetëvendosjes” ka thënë se me Serbinë nuk duhet negociuar, sepse ky shtet vazhdon t’i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë.
“Serbia nuk e ka kthyer Fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës dhe librat kadastralë”, ka theksuar ai. “Në Serbi janë dhjetëra mija kriminelë serbë të luftërave të viteve nëntëdhjetë që shëtisin të lirë e të pacenuar nga prokuroria e shtetit”.
Aksioni i “Vetëvendosjes” ka zgjatur për disa orë, ku aktivistë të kësaj lëvizjeje kanë  shpërndarë fletushka ku radhiteshin arsyet se pse, sipas “Vetëvendosjes”, nuk duhet negociuar me Serbinë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close