Publikuar me datën: Mon, Apr 25th, 2011

“Vetëvendosje” ndihet e pafuqi

Prishtinë, 25 prill – “Vetëvendosje” nuk po arrin t’i realizojë objektivat dhe synimet e saj për të cilat ka hyrë në politikë. Ajo nuk po mund ta shfrytëzojë mundësinë që i është dhënë për ndryshime kushtetuese, pasi që nuk e ka mbështetjen e grupeve tjera parlamentare.
Zyrtarë të kësaj lëvizjej kanë thënë se vështirë që do të bëhen ndryshimet e duhura, pasi që, siç janë shprehur ata, PDK-ja dhe LDK-ja e kanë shumicën e votave, shkruan sot “Zëri”. Nga ana tjetër, vetë zyrtarët e PDK-së kanë deklaruar se qëllimi i PDK-së është funksionalizimi i institucioneve të vendit gjegjësisht shtetndërtimi dhe se nuk do të lejojnë që ta humbin arsyen dhe të marrin hapa të parakohshëm dhe jashtë objektivave reale të PDK-së.
Glauk Konjufca nga “Vetëvendosje”, ka thënë se po shihet që ka prirje që Komisioni të punojë me agjenda partiake të atyre në pushtet dhe atyre që e kanë pasur pushtetin e që e kanë pranuar planin Ahtisari.
“Ekziston tendenca që Kushtetuta të ndryshohet vetëm aty ku janë ambiciet personale të liderëve”, ka thënë Konjufca. “Vetëvendosje”, sipas tij, është për ndryshime ku avancohet sovraniteti i Kosovës e jo ku avancohen ambiciet e liderëve politikë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u ikur dorëheqjeve dhe krizave institucionale.
“Për t’i eliminuar të gjitha këto është e domosdoshme që të futemi në ndryshime edhe në Kushtetutë. PDK-ja do t’i mbështesë të gjitha ndryshimet pozitive, të cilat shkojnë në interes të stabilizimit të institucioneve dhe të mosshkaktimit të krizave institucionale në të ardhmen”, ka thënë Grabovci.
Nga ana tjetër, Ismet Beqiri thotë se LDK-ja do të jetë më energjike që të mos humbasë kohë për këto ndryshime. “Nuk është punë e jona se çfarë mendojnë të tjerët”, ka thënë Beqiri lidhur me qëndrimin e “Vetëvendosjes” për ndryshimin e nenit 1.3 dhe 143.
Për dallim nga dy partitë e mëdha, zyrtarë të AAK-së kanë thënë se nëse “Vetëvendosje” kërkon mbështetjen e AAK-së për këto ndryshime, AAK-ja, sipas tij, do ta shqyrtojë një çështje të tillë.
“Ne kemi caktuar anëtarët e komisionit i cili do të punojë në ndryshimet kushtetuese. Paraprakisht duhet një marrëveshje politike ndërmjet partive të cilat do të mundë t’i bënin ndryshimet dhe përderisa nuk i kemi komisionet, nuk mund të kemi qëndrime paraprake pa i hyrë punës në ndryshime”, ka thënë Isufi, duke shtuar se do të ketë konsultime në AAK se cilat pika mund të ndryshohen.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close