Publikuar me datën: Mon, Mar 7th, 2011

“Vetëvendosje” me draftrezolutë kundër bisedimeve

Prishtinë, 7 mars – Lëvizja “Vetëvendosje” mund t’u bëjë “konkurrencë” me një draftrezolutë të saj partive në pushtet, të hënën, në Kuvendin e Kosovës, kur të diskutohet për bisedimet me Serbinë.
Shefi i Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, i ka thënë “Kohës Ditore” se draftrezoluta e “Vetëvendosjes” në esencë do ta ketë kërkesën që Kuvendi të lypë nga Qeveria që t’i ndalë bisedimet me Serbinë.
“Ka gjasa që lëvizja ‘Vetëvendosje’ ta parashtrojë një propozimtekst për rezolutë që do të miratohej nga Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që ta nxisë Kuvendin e Kosovës që ta miratojë një rezolutë me qëllim që të kërkojë nga Qeveria që t’i ndalë këto negociata që Qeveria po ngutet t’i fillojë”, ka theksuar ai.
Mirëpo se çfarë qëndrimesh do të shprehin të hënën në Kuvendin e Kosovës kanë treguar edhe grupet e tjera parlamentare. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbështesë dialogun, por nuk do të kursejë kritikat për Qeverinë e Kosovës, siç kanë thënë në këtë parti, mbi veprimet që i ka bërë kjo e fundit duke i anashkaluar partitë e tjera. Partia Demokratike e Kosovës do të mbështesë bisedimet me Serbinë njësoj sikur partneri i saj qeverisës, Koalicioni për Kosovë të Re. E vetmja që e ka lënë “surprizë” qëndrimin e saj ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Do të kërkojmë nga Parlamenti që pavarësisht nga orientimet politike të nxjerrë një dokument i cili bazohet në kushtetutshmërinë dhe zbatimin e politikave të interesit të qytetarëve të Kosovës e po ashtu do të kërkojmë që bisedimet me Serbinë të jenë gjithëpërfshirëse në kuptimin e përgjegjësisë që kanë institucionet dhe partitë politike dhe të mos bëhen veprime të ngutshme që mund t’i sjellin dëm Kosovës”, është shprehur Ahmet Isufi i AAK-së.
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se “Kosova duhet të bisedojë me Serbinë dhe ne nuk kemi nevojë që t’u ikim bisedimeve dhe kontakteve, sepse ato janë të paevitueshme dhe të domosdoshme”, ka thënë ai.  “Ndërsa ajo që nuk mund të diskutohet e absolutisht
as që mund të mendohet është tërësia territoriale, pavarësia e vendit e probleme të kësaj natyre, që për PDK-në janë tema të përfunduara”.
Shefi i Grupit parlamentar të KKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë që në parim subjekti i tij e mbështet dialogun me Serbinë. “Ne do të kemi qëndrimin tonë si grup parlamentar, duke mos i ikur asnjëherë nevojës së vendeve për dialog për çështje të ndryshme”, ka thënë Makolli.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se mbetet të shihet të hënën qëndrimi i partisë ku ai vepron kundrejt bisedimeve me fqinjin verior. “Atë që e kemi në plan ta themi do ta bëjmë nesër, paraprakisht nuk mund të jap asgjë më shumë”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close