“Vetëvendosja” akuzon Thaçin, Kermabon dhe Feithin për dhunën e policisë

Prishtinë, 13 maj – Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi, shefin e EULEX-it Yves De Kermabon dhe shefin e ICO-së Pieter Feith se janë përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar dje midis policisë dhe aktivistëve të kësaj lëvizjeje, raporton KTV-ja. Sipas tyre, në vend se të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni ata luftojnë organizimin qytetarë. Duke e dënuar dhunën që është ushtruar mbi aktivistet e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca ka thënë se qeveritarët janë ndier të rrezikuar se kjo lëvizje do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme dhe se ka zgjeruar horizontet e saj duke u mbështetur nga një numër i madh i qytetarëve. Ata kanë paralajmëruar protestë më 21 qershor, ditën kur pritet të gjykohet Albin Kurti.