Publikuar me datën: Wed, Mar 23rd, 2011

“Veriu i egër” i Kosovës

Mitrovicë, 23 mars – “Liri për Acon, ai po mbahet në burg për diçka që nuk e ka bërë”, thotë një poster në veriun e Mitrovicës. Ky mbishkrim lirisht mund të vlejë edhe për plot Hasana e Hysena apo cilindo banor të qytetit të ndarë. Në Mitrovicë njerëzit mbahen në paraburgim me vite, pa u gjykuar fare.

“Ka edhe më keq”, konfirmon për gazetën “Zëri” gjykatësja gjermane e EULEX-it në veri, Christine Lindemann Poetel.

“Kur është fjala për çështjet e krimeve serioze, kemi pasur raste kur një person, pa kurrfarë procesi është mbajtur në paraburgim tre vjet, ndërsa kur i është bërë gjykimi është shpallur i pafajshëm”, thotë gjykatësja Poetel.

Mbajtja në paraburgim për me shumë se 1 vit, sipas ligjeve të Kosovës, nuk është e lejuar. Por, Mitrovica është përjashtim nga ligjet e Kosovës, të gjithat dhe jo vetëm në këtë rast.

Njëri nga avokatët e njohur kosovar, Tahir Rrecaj, vlerëson se “në vendin tonë, sipas Kodit të Procedurës Penale, asnjë person nuk mund të mbahet në paraburgim më shumë se 12 muaj deri në konfirmimin e aktakuzës, përndryshe është shkelje e ligjit”.

Gjithmonë sipas Rrecajt, nëse një personi i caktohet aktakuza, atëherë paraburgimi mund të shtyhet, por jo me vite të tëra siç ka ndodhur në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës. “Ajo që ka ndodhur atje është shkelje edhe e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut,” vlerëson më tej avokati, Tahir Rrecaj.

Situata në këtë pjesë të vendit pothuajse konfirmon në tërësi se kjo pjesë e territorit kosovar meriton epitetin “Perëndimi i egër”. Veçse këtu është “Veriu i egër”.

Me këtë vlerësim pajtohet deri në një masë edhe gjykatësja e EULEX-it, Christine Poetel, normalisht kur është në pyetje sundimi i ligjit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close