Publikuar me datën: Sun, Apr 18th, 2010

“Time”: Pse një vullkan i vogël shkakton kaos të madh?

Washington, 18 prill – Derisa shpërthimi i vullkanit islandez Eyjafjallajokull po vazhdon, kjo nuk do të ndryshojë diçka në librat shkencore. Megjithëse shkencëtarët ende nuk kanë arritur të konfirmojnë se cila është shkalla e shpërthimit të vullkanit, nuk duket të jetë e ndonjë mase të madhe.
Erupsioni i vullkanit islandez po krahasohet nganjëherë me shpërthimet e vitit 1980 të Mount St. Helens, i cili atëbotë kishte liruar 1.5 milion tonelata metër kub të dyoksidit të sulfurit në atmosferë, ose po bëhen krahasime me katastrofën e Krakatoas në Indonezi më 1883. që kishte vrarë më shumë se dyzet mijë persona, dhe pasojat e tij ishin ndjerë në mbarë rruzullin tokësor.
Gjatë shpërthimit të Eyjafjallajokullit, në kontrast, nuk ka asnjë të vdekur, dhe vetëm më shumë se tetëqind persona që jetojnë afër vullkanit janë strehuar. Por shpërthimi i tij shumë shpejt ka prekur mbarë botën derisa hiri vullkanik vazhdon të përhapet në pjesën më të madhe të Evropës, duke shkaktuar paralizimin e komunikacionit ajror. Autoritetet në Britania kanë thënë se nuk e kanë ndërmend menjëherë të hapin aeroportet, pasi ende nuk dihet sesa janë të sigurt pasagjerët nëpër aeroplanët që do të fluturojnë nëpër re të zeza me hi vullkanik, i cili mund të jetë fatal për jetën e udhëtarëve.
Më shumë se dy të tretat e fluturimeve evropiane janë pezulluar dhe më shumë se 180 udhëtime transatlantike. Prej krizës ajrore janë prekur edhe shtete të largëta. Tokjo ka njoftuar se shumica e fluturimeve për në kontinentin e vjetër janë pezulluar. Ndërsa industria ajrore ka bërë të ditur se kaosi po shkakton humbje ditore në vlerë prej 200 milionë dollarësh amerikanë.
Hiri vullkanik i Eyjafjallajokull po na dëshmon se bota është globalizuar dhe se më nuk ka kufij të një fatkeqësie natyrore. Kjo po ashtu po teston aftësinë tonë botërore për të gjetur një përgjigje unike. Nëse vullkani do të shpërthente shumë vjet më parë kur fluturimi nuk ishte bërë një zakon i thjeshtë për botën, do të kishte ndikim vetëm te islandezët.
E njëjta mund të thuhet edhe për katastrofat tjera natyrore. Gjatë muajit janar nga një tërmet shkatërrimtar u godit Haiti, ku jetën humbën më shumë se 230 mijë persona. Një muaj më vonë një tërmet me shkallë të ngjashme fuqie dridhi Kilin, por aty mbetën të vdekur rreth 500 persona. Ku është dallimi?
Fat i popujve – derisa tërmeti dridhi kryeqytetin Port-au-Prince, një kryeqytet me miliona banorë, ai i Kilit goditi një provincë të vogël me pak banorë, e jo ndonjë qytet të madh si Santiago. Por një rol të madh në numrin e vogël ka luajtur edhe përgatitja paraprake. Kili është njëri prej shteteve amerikano-latine me histori më të madhe. Ndërtesat e Kilit janë më të forta dhe populli bashkë me Qeverinë është më i përgatitur për t’iu përgjigjur një katastrofe natyrore.
Derisa numri i banorëve të botës po rritet bashkë me zonat e rrezikshme nga stërbanimi kolektiv, rritet edhe mundësia e numrit të madh të viktimave të fatkeqësive natyrore. Sipas një qendre ndërkombëtare për studime të fatkeqësive natyrore, numri i katastrofave krahasuar me vitet e tetëdhjeta është dyfishuar. Sipas Kryqit të Kuq dëmet ekonomike të fatkeqësive natyrore të vitit 2005 krahasuar me ato të vitit 1985, janë rritur për 629 miliardë dollarë.
Por më dëshpërues fakti se qytetet e stërpopulluara – shumica e njerëzve dëshirojmë të jetojmë në qytete të mëdha – gjithnjë janë më të rrezikuara në rast fatkeqësish. Fatmirësisht mirëqenia globale dhe teknologjia na lejon që të jemi më mirë të përgatitur për raste të tilla. Drejtuesit e kontrollimit të aviacionit kanë thënë se kishin plane se si t’ia dilnin me retë e mbushura me hirin vullkanik. Anulimi i fluturimeve ishte një vendim që shkaktoi humbje të miliarda dollarëve amerikanë. Më 1783 shpërthimi i vullkanik Laki në Islandë kishte zhytur popullin islandez në uri kombëtare. Ndërsa më shumë se 25 për qind e popullit islandez vdiq nga fatkeqësia natyrore.
Nëse shpërthimi i vullkanit islandez nuk do të ndalet mund të kemi anulime të fluturimeve për javë, mbase edhe për muaj të ardhshëm. Zyrtarë shpresojnë se Eyjafjallajokull do të qetësohet dhe do rinormalizohet komunikacioni ajror në kontinent, megjithëse shpërthimi i fundit më 1821 kishte zgjatur dy vjet. Nuk mund të thuhet se erupsioni i vullkanit ishte një befasi e madhe e ardhur nga Islanda, e cila më 2008 ishte buzë kolapsit ekonomik, që ndikoi në pjesën më të madhe të Evropës. Fatkeqësitë natyrore, sikur se edhe ato financiare, nuk qëndrojnë gjithnjë brenda kufijve islandezë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close