Publikuar me datën: Fri, May 13th, 2011

“Thaçi 2” si gjysmë qeveri

Prishtinë, 13 maj – Vetëm pak ditë para se Qeveria e Kosovës t’i mbushë njëqind ditë, kabinetet e ministrave vazhdojnë të funksionojnë të përgjysmuar, pa zëvendësministra dhe pa stafin e tyre.
Kryeministri Hashim Thaçi vazhdon të zvarrisë emërimin e zëvendësministrave, të cilët megjithatë nuk janë të “harruarit”  e vetëm të shefit të qeverisë, shkruan sot “Zëri”.

Themelimi i Ministrisë së Diasporës, të cilën do ta drejtojë njëri nga anëtarët e partnerit të koalicionit qeverisës, Aleancës Kosova e Re, dhënia e një ministrie tjetër AKR-së, që i takon nga marrëveshja për bashkëqeverisje, si dhe emërimi i një zëdhënësi përbëjnë pjesën tjetër të dështimeve të Hashim Thaçit.

Madje, në dhënien e informatave për këtë proces i mangët është treguar edhe kryeministri. I pyetur se kur do t’i emërojë ministrat, zëvendësministrat dhe zëdhënësin e qeverisë, Thaçi ka përsëritur deklaratën e mëhershme të tij, se po punon në këtë drejtim.

“Gjithçka është në procedurë dhe do të dihet shpejt edhe për këtë proces”, është përgjigjur shkurt kryeministri.

Ndërsa për anëtarët e partive opozitare dhe analistët e pavarur, Qeveria e Kosovës është duke u treguar joserioze në kryerjen e punëve të saj dhe e papërgjegjshme në raport me opinionin publik.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri thotë se fakti që kanë kaluar rreth njëqind ditë qëkur Hashim Thaçi ka nisur të drejtojë qeverinë aktuale dhe nuk janë kryer punët thelbësore dhe kryesore për qeverisje normale, tregon për një mentalitet jashtëzakonisht të papërgjegjshëm dhe joserioz.

Ndërsa, analisti Avni Zogiani thotë se fakti që kryeministri Thaçi po i bën pothuajse tre muaj në “rundin e dytë”, të qeverisjes, dhe nuk po i emëron zyrtarët e lartë të qeverisë, flet për problemet që kanë partnerët e koalicionit për t’i emëruar anëtarët e tyre në pozita të larta dhe gjithashtu për problemet që ekzistojnë brendapërbrenda PDK-së.

Sipas tij, problemi me Qeverinë e Kosovës nuk ka të bëjë me emërimet e zëvendësministrave, por me modelin e qeverisjes së vendit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close