Publikuar me datën: Mon, Nov 28th, 2011

“Shpatat thyhen” rreth emërtimit të kufirit

Beograd, Bruksel, 28 nëntor – Bisedimet rreth pikëkalimeve kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe përfaqësimi i Kosovës në takimet rajonale është paralajmëruar se do të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel. Dy ditë para rifillimit të këtyre bisedimeve, shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq citohet nga mediat e Beogradit të ketë thënë se thelbi i mosmarrëveshjeve të zbatimit të marrëveshjes mbi doganat nuk është një çështje e natyrës vetëm linguistike.

Serbia nuk do të bie në grackën e përpjekjeve të Prishtinës që pikëkalimeve administrative t’u dhurojë atributin e kufijve ndërshtetëror, ka deklaruar Stefanoviq. Mediat e citojnë të jetë shprehur se këto janë pikëkalime në vijat administrative, kurse Jarinje e Bërnjak, sipas tij, duhet të fitojnë një regjim të veçantë.

Ai po ashtu ka thënë se serbëve duhet t’u sigurohet lëvizja e lirë nëpër këto porta me tabelat e tyre të regjistrimit të automjeteve.

Ndërkaq gazeta “Novosti” shkruan se në Bruksel palëve negociuese po u përgatiten propozime zgjidhjesh për pikëkalimet që do të mund t’i interpretonte secila në mënyrën e vet. Administrimi i integruar i kufijve është përkthim i formulimit anglisht “Integrated border management”, shkrut IBM, shkruan kjo gazetë dhe shton: Ndërkaq, kjo nuk i konvenon fare ekipit beogradas, sepse në këtë mënyrë në fakt do të njihej “kufiri ndërshtetëror”.

“Po e ripërsëris se çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 dhe me Kushtetutën e Serbisë” , u ka thënë Stefanoviq medieve të Beogradit.

“Ekziston një moskuptim i thellë i filozofisë së marrëveshjeve, veçmas kur bëhet fjalë për kadastrin, librat amëz dhe lëvizjen e lirë. Prishtinës që nga viti 1999, me ndihmën e fuqive të mëdha, e mbi të gjitha UNMIK-ut i cili ka droguar autorizimet e veta, i janë dhënë në qeverisje çdo gjë që lidhet me këto çështje”, ka deklaruar ai, duke iu përgjigjur akuzave të partive opozitare serbe se me to është njohur pavarësia e Kosovës.

Kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviq paralajmëroi se më 30 nëntor në rend të ditës në Bruksel do të jenë pikat kufitare dhe prezantimi rajonal i Prishtinës dhe në rast të kompromisit për ndonjërën prej këtyre dy çështjeve, Serbia do të merr konfirmimin për kandidaturë.  I pyetur rreth  idesë së  menaxhimi të kufijve si model për zgjidhjen e  çështjes të pikave kufitare, Stefanoviq përkujtoi se Serbia dhe Mali i Zi kishin vijë kufitare dhe doganë nga 1997 deri në 2006 dhe prapë ishin një shtet.  Ky është një prej propooziomeve për të cilin s’dua të insistoj, sepse nuk e dimë nëse do të pranohet duke shtuar se për palen serbe me rëndësi është që të përmbushen të gjitha supozimet të rëndësishme për Kushtetuten e Serbisë dhe Rezolutën 1244. Sipas Stefanoviqit ‘pikat kufitare nuk guxojnë të kenë karakter kufitar dhe s’mund të ketë gurë kufitar dhe s’mund të ketë pamundësim të lëvizjes së serbëve përmes tyre.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close